KAPSHTICË- Doganieri Romeo Shallo, Theodor Dhimoshi dhe Artur Zhymi janë vënë në prangat e policisë pasi kaluan mallra kontrabandë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip "Man", me drejtues Theodor Dhimoshi dhe porositës të mallit Artur Zhymi u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Artur Zhymi u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se Romeo Shallo, me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera"; "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Kapshticë/ Pas festave emigrantët largohen drejt Greqisë! Punohet me kapacitet maksimal
3 Janar, 12:38
-
Tragjike/ Kush është Zoi Ksila, vajza me shtetësi greke e origjine shqiptare që nderroi jetë në aksidentin fatal! Erdhi për pushime me të fejuarin
2 Janar, 15:06
-
Vjedhje dhe trafik droge, arrestohen në Qafë Thanë e Kapshticë 3 persona të shpallur në kërkim
28 Dhjetor 2024, 15:10
-
Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale
28 Dhjetor 2024, 13:09
-
Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat
26 Dhjetor 2024, 10:05
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor 2024, 14:29
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor 2024, 10:30
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17