Malmstrom: Miratoni 3 ligjet për
statusin, Berisha: Zgjedhje të lira
BE vlerëson arritjet që Shqipëria ka realizuar, por kërkon që të miratohen tre aktet ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme në BE, Sesilia Malmstrom gjatë një takimi sot me Sali Berishën.
TIRANE - Shqipëria ka realizuar arritje të rëndësishme të cilat janë vlerësuar nga Bashkimi Evropian, por për statusin e vendit kandidat duhet të miratoni tre aktet ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. Është kjo deklarata e Komisioneres Evropiane për Çështjet e Brendshme në BE, Sesilia Malmstrom gjatë një takimi sot me kryeministrin e vendit Sali Berisha.
“Në këtë kontekst, komisionerja Malstrom vlerësoi se për miratimin e ligjeve të lidhura me integrimin, përfshi edhe tre ligjet e kërkuara në raportin e Komisionit Europian, duhet të japin kontributin e tyre të gjitha forcat politike në parlament, pasi miratimi i tyre nuk i shërben vetëm qeverisë, por qytetarëve shqiptarë dhe projektit të tyre të integrimit në Bashkimin Europian.”, shkruan zyra e shtypit e Kryeministrisë.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se “qeveria mbetet plotësisht e vendosur për të bashkëpunuar ngushtë me Komisionin dhe vendet anëtare të BE-së, për të gjitha reformat e rëndësishme, të cilat do të përshpejtojnë ecjen përpara drejt anëtarësimit në BE, por njëkohësisht e bëjnë jetën e të ardhmen e qytetarëve shqiptarë edhe më të mirë e më të sigurt.”
Në fokus të takimit mes Berishës dhe komisioneres Malmstrom ishin edhe zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013. “Të dërgohen sa me shumë vëzhgues të zgjedhjeve nga SHBA”, ishte thirrja e kryeministrit ndaj Malmstrom, i cili u shpreh mjaft i sigurt në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të zgjedhor të lirë e të ndershëm, duke shprehur besimin se me Kodin Elektoral konsensual, i cili ka trajtuar rekomandimet e
OSBE/ODIHR dhe me vullnetin e fortë të të gjithë forcave politike procesi i ardhshëm zgjedhor do të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ka kërkuar dërgimin e një numri sa më të madh të vëzhguesve të zgjedhjeve.”, thuhet në faqen zyrtare të Kryeministrisë.
Gjatë takimit, “komisionerja Malmstrom e falenderoi Kryeministrin për pritjen dhe e informoi atë për suksesin e vizitës së saj në Tiranë. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Komisionit Europian në të gjitha përpjekjet e Shqipërisë, për të ecur me shpejtësi në hapat e mëtejshëm të integrimit europian.”
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme në BE, Sesilia Malmstrom ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar dje për diskutimin e rrezikut të vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor si pasojë e kërkesave abuzuese të azilkërkuesve në vendet e BE.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15