Ndarja me politikën e vjetër do të thotë edhe ndarje me gjuhën dhe filozofinë e saj! Është fakt, edhe pse publikisht është përpjekur të fshihet, se në fillim të viteve '90 e më shumë sidomos pas ngjarjeve të vitit' 97, se ekziston një ksenofobe sociale kundër "veriorëve"!

Në fakt këtë ksnofobi e kemi vuajtur brezi jonë, sidomos pasi shumë prej nesh bashkë me familjet vendosëm të shpërnguleshim në Tiranë! Këtë ksnofobi e kemi në shkollat e Tiranës e pastaj edhe në universitete e po ashtu edhe në jetën e përditshme!

Shpërngulja jonë në Tiranë, nuk ishte vetëm një opsion për një jetë më të mirë, por në fakt ishte rezultat i një diskrimini të thellë që ishte bërë gjithë "Veriut" për gjatë Regjimit! Nuk ishte e lehtë për asnjërin prej nesh të linim vendlindjen tonë dhe shtëpitë tona e të vinim në Tiranë, por ne ishim të detyruar, sepse nuk kishim asgjë, as rrugë, as shëndetësi, as perspektivë punësimi, as doktor, as qendra shëndetësore dhe po ashtu shumë linin pas shpine një varfëri të tejskajshme dhe të pa drejtë për 40 vjet komunizëm! Megjithatë verioret e kanë ndërtuar me meritën e tyre standardin e jetesës në kryeqytet pa pasur asnjë ndihmë shtetërore e shpesh të lënë në mëshirë të fatit!

Duhet të rikujtojmë që për të ardhur në Tiranë nga Dibra në fillim të viteve '90, udhëtimi zgjaste 8 orë e ndërsa për të ardhur nga Tropoja e Kukësi zgjaste edhe 12 orë ose edhe më shumë!
Në kohën e Regjimit ka pasur një politikë shtetërore kundër Veriut dhe veriorëve dhe këtë e dëshmojnë një seri faktesh! Kështu ishte krijuar opinioni se Tirana ishte "tokë e zanun"  e  për "veriorët" edhe pse në fakt ishte dhe është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve.

Nuk duhet të harrojmë faktin se Tiranën e kanë ndërtuar Dibranët që janë pjesë e historisë së modernizimit dhe urbanizimit të këtij qyteti! Ne nuk duhet të biem pre e vazhdimësisë së politikës raciste nëse fillojmë e reshtojmë kontributet në shtetin shqiptar që kanë pasur e kanë pa shkëputje "veriorët" e të mos flasim pastaj për artin, kulturën dhe rrënjët e gjuhës shqipe.

Deskriminimi më i madh ndaj "Veriut" është pikërisht gjuha zyrtare shqipe e ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe të pa të drejtë duke pasur parasysh edhe raportin e popullsisë Gegë që përfshin Shqipërinë zyrtare të Veriut, shqiptarët në Maqedoni,  Arbëreshët në Itali, Kosovën si shtet po ashtu edhe shqiptarët në Mal të Zi.

Gegët është fakt se janë shumicë në histori, art, kulturë e kontribuues të Shtetit, por mbeten minorancë diskriminues gjuhësore. Po ashtu është fakt që edhe pse Gegët janë shumicë nuk ka një rast në histori që të kenë bërë racizëm apo politike përjashtuese me Toskët.

Kulmi i kësaj situate përçarëse ishin ngjarjet e vitit '97, që në fakt ishin pasojë e politikës që s' kishte lidhjet me ndjenjat e popullit!

Shqiptarët janë pak në Ballkan për tu perxare e janë të gjithë vëllezër që i ka bashkuar historia, flamuri dhe vetëdija kombëtare! Një vlonjat është vëlla për një dibranë po aq sa është një korçar, shkodran, fierak, kuksjan, Tropoja apo sarandjot.

Herë pas herë bashkë me politikën e vjetër kthehen edhe retë e përçarjes që në fakt nuk janë të rastësishme në historinë tonë dhe dihet se kanë prapa vijë antikombëtare! Duhet të marr fund politika e përçarjes dhe e diskriminimit e kjo në fakt duhet të konkretizohet edhe më një politikë serioze dhe unifikuese të zhvillimit ekonomik!