BRUKSEL - "Një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve evropianë po shkon për të luftuar në radhët e organizatave ekstremiste në Siri dhe në vendet tjera, si në Somali dhe Sudan dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjë përpjekje që të ndal këtë trend", deklaroi Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme, Sesilia Malstrom.
Sipas fjalëve të Malstromit, të rinjtë evropianë, të cilët po i bashkohen grupeve radikale, siç është Al Kaida mund të paraqesin kërcënim për sigurinë e Evropës pas kthimit të tyre nga vatrat e luftës.
Malstrom tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë kohë për të humbur dhe shtoi se duhet të merren masa të menjëhershme për të ndaluar këtë dukuri.
E pyetur se sa është numri i luftëtarëve nga Evropa, të cilët kanë shkuar në Siri, Malstrom tha se vlerësohet se aktualisht janë rreth 1200 evropianë që po luftojnë në Siri dhe nënvizoi se numri i tyre po shtohet çdo ditë.
Në ndërkohë, gazeta “Uall Strit Zhurnal” njoftoi se përderisa bashkësia ndërkombëtare po tenton që të vendos paqen në Siri, zyrtarët e shërbimeve evropiane të inteligjencës fshehurazi kanë filluar të kërkojnë ndihmë nga regjimi i presidentit Bashar Al Asad.
Sipas gazetës, të dërguar nga Gjermania, Britania, Spanja dhe Franca kanë udhëtuar gjatë muajve të kaluar në Damask, për të diskutuar për xhihadistët nga Evropa, të cilët i janë bashkuar grupeve që po luftojnë regjimin e Asadit.
Më tutje në artikull u theksua se shërbimet evropiane po kërkojnë ndihmën e regjimit në Damask, për shkak të telasheve që mund të shkaktojnë vullnetarët nga Evropa, pas kthimit të nga Siria.
Zyrtarët nga Spanja kanë konfirmuar këto takime, duke theksuar se bëhet fjalë për shkëmbim të informatave me zyrtarët sirianë.
Në anën tjetër, regjimi në Damask ka filluar të shfrytëzojë këto kontakte për qëllimet e veta. Qeveria siriane të mërkurën theksoi se Perëndimi po kërkon të afrohet sërish me regjimin e Asadit, pasi që pa ndihmën e tij Al Kaida nuk mund të vendoset nën kontroll.
Siç dihet, regjimi në Damask që nga fillimi ka theksuar se kryengritja kundër Asadit po drejtohet nga grupet terroriste.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com