MALTE-Dy shqiptarë janë arrestuar me pasaporta të falsifikuara. Të arrestuarit sipas medieve malteze janë Behar Doçi dhe Arlind Doçi.

Autoritetet malteze deklarojnë se shqiptarët destinacion përfundimtar kishin Anglinë, ndërsa plani i tyre për të fluturuar drejt Londrës u ndërpre në aeroport, pasi u zbuluan nga kontrolli.

Behar dhe Arlind Doçi do të qëndrojnë një muaj në paraburgim dhe më pas do të riatdhesohen në Shqipëri. Shqiptarët po përdorin disa mënyra për të arritur në Angli, ndërsa kanë tentuar edhe kalimin nga Franca, Spanja e Holanda.

d.b/shqiptarja.com