Sovraniteti i vendit duhet të mbrohet dhe mirëqenia e popullit të Venezuelës duhet të mbizotërojë mbi çdo çështje tjetër”, është thirrja që vjen nga Papa Leone 14, pas arrestimit nga SHBA-të të Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro. Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje që Venezuela të mbetej një vend i pavarur si dhe të respektohen të drejtat e njeriut.

Më herët gjatë konferencës së parë pas operacionit në Venezuelë, Presidenti Donald Trump specifikoi se kompanitë amerikane do ta rimëkëmbin industrinë e naftës në Venezuelë duke marrë mbrapsht gjithçka u takon prej vitesh. Por dy shtete të cilat Venezuela prej kohësh i furnizonte me naftë bruto, Kina dhe Rusia i bëjnë thirrje Amerikës të lirojë “menjëherë” presidentin Maduro dhe gruan e tij “të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelas” dhe që çdo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

"Shkelje të rëndë të sovranitetit kombëtar", e ka vlerësuar operacionin edhe Koreja e Veriut. Irani dënon agresionin ushtarak dhe e konsideron këtë veprim një shembull të terrorizmit shtetëror".

Trump po përballet me kritika edhe nga brenda vendit. Zohran Mamdani, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, e telefonoi presidentin amerikan të shtunën duke i  shprehur personalisht kundërshtimin ndaj ndërhyrjes në Venezuelë.

“E telefonova presidentin dhe fola drejtpërdrejt me të për të shprehur kundërshtimin tim ndaj këtij veprimi”, deklaroi Mamdani gjatë një konference për shtyp mbi një çështje tjetër, duke shtuar se i kishte thënë Trumpit se ishte “kundër një përpjekjeje për ndryshim regjimi dhe kundër shkeljes së së drejtës federale dhe ndërkombëtare”.

“Veprimet e Donald Trump nuk e bëjnë Amerikën më të sigurt ose më të fortë, tha në reagimin e saj edhe ish-zv.presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, e cila i quan veprime të paligjshme dhe të turpshme. Argjentina dhe Peruja kanë mbyllur kufijtë me Venezuelën për të parandaluar hyrjen e mundshme në vendet e tyre të individëve të lidhur me qeverinë venezuelase të Nicolas Maduros që kërkojnë strehim. 

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Drejtësisë e Venezuelës ka urdhëruar që Zëvendëspresidentja Ekzekutive Delcy Rodríguez të marrë detyrën e presidentes së përkohshme të vendit jugamerikan, pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara.

“Urdhërohet që qytetarja Delcy Eloína Rodríguez Gómez, Zëvendëspresidente Ekzekutive e Republikës, të marrë dhe të ushtrojë, si Presidente e përkohshme, të gjitha fuqitë, detyrat dhe kompetencat që lidhen me postin e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes së plotë të kombit,” deklaroi Presidentja e Dhomës Kushtetuese, Tania D’Amelio, duke lexuar një deklaratë të transmetuar në radio dhe televizion.

Sipas New York Times, të paktën 40 persona, mes tyre civilë dhe ushtarë, janë vrarë në sulmin amerikan të së shtunës në Venezuelë, ndonëse Trump deklaroi se nuk kishte viktima. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Papa Leone XIV kërkon respektimin e sovranitetit të Venezuelës pas arrestimit të Maduros: E mira për popullin duhet të triumfojë!

Një ditë pas kapjes së presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga forcat amerikane, Papa Leone XIV shprehu shqetësim për situatën atje dhe bëri thirrje për respektimin e sovranitetit dhe Kushtetutës së vendit.

Gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leone XIV theksoi se “e mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo gjë tjetër”.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për bashkëpunim me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të qetë, të qëndrueshme dhe të bazuar në bashkëjetesë, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet më të varfërve, të prekur nga situata e vështirë ekonomike.

Deklaratat e Papës vijnë në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pas arrestimit nga SHBA i presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët pritet të përballen me akuza për trafik droge në territorin amerikan.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të “qeverisë Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt”, duke paralajmëruar edhe një valë të dytë sulmesh në rast rezistence. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi që nënkryetarja Delcy Rodríguez të marrë detyrën e presidentes për shkak të “mungesës së detyruar” të Maduros.

Ora 13:28
Rrëzimi i Maduros, shpërthen festa: Shpresë për Venezuelën (VIDEO)

Rrëzimi i presidentit Nicolas Maduro u prit me festime nga komunitetet e emigrantëve venezuelas në disa vende të Amerikës Latine, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ndërkohë, në Meksikë u protestua kundër operacionit të Donald Trump.

Në Peru, venezuelasit që jetojnë në Lima u mblodhën pranë ambasadës së vendit të tyre ku kërkuan mbështetje ndërkombëtare me shpresën për ndryshime politike në Venezuelë.

Festime më të zhurmshme u regjistruan në Kili, ku qindra emigrantë dolën në rrugë duke kënduar dhe duke valëvitur flamujt e Venezuelës. Po ashtu, mijëra të tjerë u mblodhën në qendër të Buenos Aires, në Argjentinë.

Edhe në shtetin amerikan të Floridës, komuniteti venezuelas festoi lajmin, duke brohoritur për liri. Festime u shënuan gjithashtu në Spanjë. Shumë prej tyre duke qarë me lot gëzimi.

Ndërkohë, në Meksikë protestues u mblodhën jashtë ambasadës amerikane, së bashku me presidenten Claudia Sheinbaum, duke shprehur shqetësimin se operacioni amerikan mund të çojë në ndërhyrje të mëtejshme në Meksikë dhe në pjesë të tjera të kontinentit.

Në këtë video që sjell Report Tv shihet momenti kur festojnë venezuelianët që jetojnë në Kolumbi.

Ora 12:01
Festimet pas kapjes së Maduros, venezuelianët: Mund të shohim sërish dritë në fund të tunelit

1767524601_lcimg0de4eab9e1b844768a602936de26e949.jpeg

Ndërsa situata në Karakas po qetësohet, venezuelianët kanë shprehur reagimet e tyre pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro.

Shpresë, frikë por dhe pasiguri ka shoqëruar qytetarët.

Njerëzit nisën të dilnin në sheshe duke festuar pas arrestimit të Maduros. Me flamuj të Venezuelës dhe të SHBA qytetarët janë shprehur të lumtur për arrestimin e Maduros megjithëse mbeten ende të paqartë se si do të vijojë situata në vendin e tyre.

Gjithashtu venezuelianët në Buenos Aires u mblodhën dje pranë obeliskut të qytetit për të festuar pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë.

Dina, një banore vendase tha për BBC-së se është mirënjohëse ndaj SHBA-së që “e nxori Maduron nga vendi”, sepse tani siç thotë ajo, “të paktën mund të shohë përsëri pak dritë në fund të tunelit”.

Megjithatë klima politike mbetet e tensionuar dhe mbetet për t’u parë në vijim se si do të menaxhohet situate.

 

Ora 11:51
Kina thirrje SHBA-së: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

1767523970_8000ac0a58f4bdb3d19e9da00ac0d6551104.jpg

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që të lirojë “menjëherë” presidentin Nicolás Maduro dhe gruan e tij, të cilët janë në paraburgim në SHBA pasi u rrëmbyen nga forcat amerikane nga kryeqyteti venezuelian, Karakas.

“Kina i bën thirrje SHBA-së të garantojë sigurinë e Presidentit Maduro dhe gruas së tij, të lirojë menjëherë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe të zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pekinit.

Pekini më parë tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran”.