Ndërkohë që të gjithë prindërit ngulmojnë në faktin që të rinjtë nuk duhet të konsumojnë aspak lëndë narkotike, mamaja e Miley Cyrus mendon ndryshe. Ajo i ka sugjeruar të bijës t’i rikthehet drogës, pasi kështu e ka konsideruar të arsyeshme, dhe këtë gjë e ka pranuar vetë këngëtarja.
“Mami ishte ajo që më riktheu, por dua të theksoj se nuk jam e fiksuar të pi gjithë kohës dhe rregullisht. Madje, nuk konsumoj aspak kur jam duke punuar sepse besoj se nuk jam 100 % produktive,”- tha Cyrus.
Në maj të vitit 2017, këngëtarja njoftoi se kishte vendosur të heqë dorë njëherë e mirë nga lëndët narkotike, por në një intervistë për “The Sun”, Miley zbuloi se ishte e ëma, ajo që i sugjeroi që t’i rikthehej hashashit. Pas një viti pushim, këngëtarja nuk ja doli dot dhe ju rikthye drogës.