Mami po flinte, 6-vjeçarja
blen lodra në faqen e internetit

Mami po flinte, 6-vjeçarja<br />blen lodra në faqen e internetit
Ka disa fëmijë të përkëdhelur nga fati që prindërit u blejnë çfarë të duan por ka edhe të tillë si Ashlynd Howell që duhet të bëjë vetë disa hapa për këtë detaj.
 
Ndërsa Bethanu Howell po flinte, vajza e saj 6-vjeçare Ashlynd, i “rrëmbeu” celularin, përdori gishtin e saj për të çaktivizuar kodin dhe bëri blerje online.

Vogëlushja ka shpenzuar rreth 250 dollarë për të blerë dhuratat e saj të Krishtlindjes. Më vonë 6-vjeçarja u është shprehur prindërve se kishte bërë pazar.

Nëna ka treguar se vajza ishte shumë krenare për blerjet që kishte bërë. Fundja, kush ka nevojë për Babagjyshin e Vitit të Ri kur ke një celular dhe mamin që fle?
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh