Mamo i PDIU kërkesë Beqajt:
Ilaçe falas në zonat naftëmbajtëse

Mamo i PDIU kërkesë Beqajt:<br />Ilaçe falas në zonat naftëmbajtëse
PDIU kërkon nga qeveria më shumë investime për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat naftëmbajtëse. Kërkesa vjen nga deputeti i Fierit, Omer Mamo ndaj ministrit të Shendetësisë Ilir Beqaj.
 
“Nisur nga fakti që qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat për koncensionarët e naftës, të ardhurat e buxhetit të shtetit rriten ndjeshëm. 75 milionë dollarë vetëm nga Bankers Petrolium. Në bazë të ligjeve të vendit, një pjesë e rentës apo e  të ardhurave që mblidhen nga këto kompani, duhet të shkojnë në të mirë të popullsisë së zonës nëpërmjet pushtetit vendor. Kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë, që përmes buxhetit aktual, të përsosë, të ndërtojë dhe të rikonstruktojë qendrat shëndetësore dhe shërbimin spitalor në zonat naftëmbajtëse”-tha Mamo.
 
Ai po ashtu kërkoi që për këto zona të jepen ilaçe falas si dhe ripërsëriti kërkesën për vendosjen e statusit të naftëtarit.
 
“Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe të INSTAT tregojnë së në këto zona, sëmundjet e shkaktuara nga nafta dhe ndotja ambientale janë shumë të larta. Është shumë i lartë numri i të sëmurëve që jo vetëm kërkojnë ilaçe falas, por edhe shërbim spitalor më të specializuar e më cilësor. Unë paraqita në kuvend një propozim për statusin e naftëtarit, dhe uroj që të gjej mirëkuptimin e ministrive të linjës për ta përsosur atë. Shpenzimet shtesë janë të vogla, ndërsa përfitimet e mijëra naftëtarëve janë shumë të mëdha. Ata janë më të goditurit nga disa reforma të vazhdueshme”-u shpreh deputeti Omer Mamo.
 
Në përgjigje të kësaj kërkese, në komisionin parlamentar të shëndetësisë, Ministri Ilir Beqaj i tha deputetit se dhjetëra milionë lekë do të investohen për ndërtimin  e spitalit të ri rajonal në Fier.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot