“Shërbimi ofrohet falas nga Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Drejtoritë rajonale të Shëndetit Publik. Ekzaminimin mund ta kryejnë gratë e interesuara në moshën mbi 50 vjeç ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me risk më të lartë.
Me risk të larte do të konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, në rastet kur është vërejtur fillimi i hershem dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, moslindje ose lindja e fëmijës mbi 30 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik. Orari i shërbimit është 8:00-14:00 nga e hëna deri të premte.
