MAMURRAS -  Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi Mamurrasin në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
 
Sasia e eksplozivit ishte vendosur në portën e jashtme të një shtëpie nëndërtim, ku autorët kanë mundur të finalizojnë shpërthimin duke shkaktuar vetëm dëme materiale pasi në momentin e shpëthimit nuk kishte persona brenda.

Ndërtesa është në pronësi të Lek Frroku nga qyteti i Laçit.
 
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa ka nisur pyetjen e familjarëve për të mësuar nëse kanë probleme të mundshme që mund të kenë sjellë "hakmarrjen" e autorëve.

Grupi hetimor i cili është ngritur për ngjarjen ka shoqëruar 5 persona të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes, por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve. Nga ana tjetër është bërë e ditur se lënda shpërthyese nuk ka qenë në sasi të madhe dhe dëmet e shkaktuara janë të papërfillshme.

tritol ne mamurras

tritol ne mamurras

tritol ne mamurras

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)