MAMURRAS - Pak orë pas darkës së ceremonisë martesore gjatë mbrëmjes së djeshme, nusja 21-vjeçare Pashke Gega dhe dy familjaret e saj, 45-vjeçarja Prena Gega dhe Drenusha Prendi 40-vjeç kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Familjarët i kanë shoqëruar menjëherë drejt spitalit të Mamurrasit, ku për pasojë dy gratë më të moshuara kanë humbur jetën.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet që ngjara të jetë pasojë e helmimit nga ushqimi. Dy gratë mendohet të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një dasmë gjatë ditës së djeshme. Në një kohë që policia ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, familjarët deklarojnë se ngjarja mund të ketë motive të tjera. Sipas gazetarit të TV A1Report, Kreshnik Zeqaj, nga qendra spitalore “Nënë Tereza” ku ndodhet e shtruar nusja 21-vjeçare, familjarët thonë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Nusja, sëbashku me dy familjaret e saj pas përfundimit të ceremonisë së dasmës kanë fjetur në shtëpinë e nuses, ndërsa vetëm disa orë pas mesnate kanë shfaqur shqetësime. Sipas dëshmitarëve, dy orë pasi kishte nisur ceremonia e dasmës në një lokal në Bushnesh, dy gratë janë ndjerë keq, por ky fakt është anashkaluar pasi kanë menduar se është diçka kalimtare. Më tej, kur gjendja e tyre është përkeqësuar, gratë janë dërguar në spital, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkaq, nusja e re ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burime spitalore thanë për TV A1Report se viktimat ndodhen në morgun e spitalit dhe se do të merren nga familjarët pasi të kryhet ekspertiza.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 10:00 të ditës së sotme dhe u përditësua në orën 13:55
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com