Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë mesazhe qetësie për tifozët para sfidës vendimtare kundër Real Madrid, në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League. 'Qyetarët' kanë një mision të vështirë për të përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.
“Mos e quani dështim”, tha Guardiola, edhe pse City duhet të përmbysë humbjen.
“Gjëja e rëndësishme është që të mos mendoni se keni dështuar. Asnjë nga ekipet e mëdha në histori nuk ka fituar gjithmonë. Në sport, humbet më shumë sesa fiton.”
Guardiola ka theksuar se përpjekja e ekipit është ajo që ka vërtet rëndësi. Megjithatë, ai ka nënvizuar se një eliminim nuk është dështim, por një mundësi për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.
"Është normale që të tjerët të jenë më të mirë se ti, duhet ta pranosh dhe të përpiqesh përsëri vitin tjetër. Ajo që ka rëndësi është përpjekja, përkushtimi, dashuria për sportin dhe respekti për njerëzit e tu. Nuk ka ekip që fiton gjithmonë, nuk ka karriera perfekte. Mund të ndihesh mirë, të jesh i bindur se ke bërë gjithçka dhe prapë të jesh jashtë. A ishim një dështim?”, tha Guardiola.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale






