Man.United arrin marrëveshjen me
Everton, merr Lukakun për 75 mln £

Man.United arrin marrëveshjen me<br />Everton, merr Lukakun për 75 mln £
Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, ”Djajtë e Kuq” kanë deklaruar se kanë arritur akordin me klubin e Everton për nënshkrimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Shifra e finalizimit të këtij operacionin arrin në vlerën e 75 milionë paundëve.

Lukaku konsiderohet si alternativë më e mirë në realizimin e planeve të trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm.

Dëmtimi i rëndë i suedezit Zllatan Ibrahimoviç dhe tejzgjatja e tratativave për të blerë sulmuesin spanjoll të kampionëve në fuqi të Europës, Alvaro Morata kanë detyruar klubin më të suksesshëm në Angli të përshpejtojë lëvizjet për sigurimin e një sulmuesi të kalibrit të Lartë.

Megjithëse Zlatan Ibrahimoviç arriti ta tundte rrjetën 28 herë në 46 takime me fanellën e “Djajve te Kuq”, nuk kanë mjaftuar për ta pozicionuar skuadrën e Manchester United në 3-4 pozitat më të larta të Premier League. Në këtë pike edhe mbrojtja e ekipit nga veriu i Anglisë ka ndikuar negativisht në arritjen e rezultateve të larta gjatë sezonit 2016/2017.

Por në garë për 24-vjeçarin janë dhe klubi i Chelsea, i cili e ka pasur në pronësinë e tij sulmuesin e kombëtares së Belgjikës gjatë viteve 2011-2014 ku ai nuk regjistroi asnjë gol me fanellën e “Bluve” të Londrës.

Lukaku konsiderohet një golashënuesit më të mirë në qarkullim.

Sezonin e fundit ai shënoi 25 gola në Premier League, 4 më pak se sulmuesi i Totenham, Harry Kane i cili fitoi garën si “Golashënuesi më i mirë i vitit”. 

Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën