Spitali i Fierit gati të hapë dyert, Manastirliu: Një pol i ri shërbimi për qytetarët, modeli i parë i autonomisë spitalore! Rama: Fazë e re e ngjitjes së sistemit shëndetësor

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e Fierit, ku teksa ka treguar pamjet nga brenda spitalit ministrja është shprehur se nga pikpamja stukturore i ka të gjitha standaret, por që do të ketë të gjithë standartet edhe nga ana e mjekësisë. Stafi i spitalit do të jetë i përbëra nga 398 persona, ku 56 prej tyre janë nga sistemi shëndetësor turk.

“Ky është një spital që u premtua nga qeveria e republikës së turqisë ku dukej jo për shkak të premtimit por edhe për kohën e shpejtë. Ja ku jemi sot në një spital jo vetëm të ndërtuar por edhe të pajisur. Ky spital që është një spital i ri por që brenda tij ka planifikuar të ketë gjithë ato shërbime të specializura. Do të rrisë aksesin për shërbime spitalore do të mundësojë rritjen e shërbimeve spitalore, një spital që do të plotësojë nevojat e rajonit por do krijojë akses më të shpejtë për shërbime që janë të planifikuara. Është me standard nga më të mirat dhe jemi krenarë që u arrit. Do të jetë një menaxhim i kombinuar i stafit shqiptaro turk, një në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk”, tha ministrja.

Deri më tani sipas Manastirliut për tu bërë pjesë e spitalit kanë aplikuar rreth 700 persona që janë në fazën e përzgjedhjes.

“Ka qenë një proces transparent dhe do jetë meritokratik deri në fund për të gjithë ata që kanë aplikuar. Do jenë rreth 700 punonjës personel aplikues të cilët tashmë janë në fazën e përzgjedhjes. Kemi filluar me zgjedhjen e stafit infermieror e pastaj në atë administrative. Do jetë një bashkëpunim me kolegët turkë”, shtoi ajo.

Duke folur për stafin që do të shërbejë në këtë spital, Manastirliu tha se përzgjedhja ka qënë përmes një procesi transparent dhe meritokratik dhe në këtë spital do të shërbejnë 398 punonjës, ndërkohë që rekrutimi i personelit shëndetësor dhe administrativ vazhdon. 

“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, ka bërë me dije Manastirliu.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore, një mënyrë e re menaxhimi spitalor, për të cilën Manastirliu tha se do të bëhet dhe transferimi i dijeve nëpërmjet stafeve që kanë ardhur dhe do të vijnë. 

“Ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor, që është autonomia spitalore. Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model.  Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë. Jo vetëm se është teknologji e re, por edhe se transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”, tha Manastirliu. 

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka shpërndarë videon e ministres brenda spitalit krahas të cilës shkruan se kjo do të jetë një fazë e re e ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor.

“Spitali memorial fier - Tashmë me një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, për t'i shërbyer jo vetëm pacientëve të vet po edhe suksesit të kësaj faze të re të ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor në majën ku e duan dhe e meritojnë shqiptarët”, shkruan Rama.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut.  Spitali do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë