Manastirliu inspektime në Korçë: 80 qendra shëndetësore drejt përfundimit, në 2019 edhe 100 të tjera

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën Shëndetësore nr 2. në Korçë.

Gjatë fjalës së saj, Manastriliu u shpreh se po investohet si asnjëherë më parë në shërbimin parësor, ku përpos ndërhyrjeve në infrastrukturë do të garantohen shërbime të integruara në çdo qendër shëndetësore.

Drejt përfundimit janë 80 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash nga veriu në jug të vendit, ndërsa në vitin 2019, do të investohet në 100 qendra të tjera. Përpos ndërhyrjeve në instrastrukturë, ne do të garantojmë shërbme të integruara në cdo qendër shëndetësore, të cilat do të ofrohen pa burokraci falë përdorimit të recetës elektronike, tashmë edhe të referimit elektronik për të caktuar orën dhe ditën e vizitës së specializuar.

Ogerta  Manastirliu

Vetëm në qarkun e Korçës po punohet intensivisht për rehabilitimin e 6 qendrave shëndetësore, të cilat do të pajisen edhe me aparaturat e nevojshme mjekësore, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në 4 vite.

Rreth 480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standard bashkëkohore në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave të para brenda muajit Dhjetor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania