Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
Foto nga vaksnimi derë më derë
Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit.
''Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend.'- shkruan Manastirliu.
Vetëm pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, tha se nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.
“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë. Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit”, tha Manastirliu, ndërsa ka ftuar qytetarët +18 vjeç të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19 dhe në total janë kryer 1,052,108 doza, prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50