Manastirliu në Fratar: Transformojmë sistemin shëndetësor, këtë vit rindërtojmë 11 Qendra në Fier

Manastirliu në Fratar: Transformojmë sistemin shëndetësor, këtë vit rindërtojmë 11 Qendra në Fier

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë takimit në Fratar

Fratar- Nga Fratari i Mallakastrës, ku u ndal në turin e llogaridhënies publike, Ministrja Manastirliu deklaroi se këtë vit rindërtohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Fierit, për t’i kthyer faqe shërbimit shëndetësor parësor.

Vij në Fratar me dy lajme të mira sa I takon kujdesit shëndetësor bazë. Sapo kemi përmbushur kërkesën e parë dhe të vazhdueshme që banorët e Fratarit kërkonin prej kohësh: Shërbim shëndetësor 24 orë në qendrën shëndetësore. Pas këtij vendimi vjen edhe rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e kësaj qendre shëndetësore, një investim shumë i nevojshëm për këtë zonë.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. 

Qendra Shëndetësore e Fratarit i shërben 4800 banorëve, ndërsa shërbimi u urgjencës që tashmë është garantuar 24 orë i shërben rreth 9 mijë banorëve të Fratarit dhe zonave përreth.
Rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e qendrës shëndetësore pritet të përfundojë brenda muajit Dhjetor të këtij viti dhe është një investim me vlerë 6.7 milion lekë, thuhet në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Qeveria shqiptare po investon si asnjëherë më parë në infrastruktuën e kujdesit shëndetësor parësor me rehabilitimin këtë vit të 80 qendrave shëndetësore. Vetëm në qarkun e Fierit, investojmë në 11 qendra shëndetësore gjatë vitit 2018.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Programi i Qeverisë parashikon rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore dhe pikave të ambulancave në 4 vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 18/06/2018 14:43

    QENDRA SHENDETSORE FRATAR KA FUNKSIONUAR PER 50 VITE 24 MBI 24.ME ARDHJEN NE PUSHTET TE SAL HALE MALOQIT DHE BALLISTAVE PLEHRA ANTISHQIPTARE TE KALLAMASTRES E BENE SI MAGAZIN MISRI SPITALIN E FRATARIT.MEGJITHATE FLM SHUME PER ATE QE DO TE BENI NESE ESHTE E VERTETE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb