Manastirliu në Korçë: Brenda vitit hapet materniteti i ri

“Materniteti i ri të Korçës do të japë dyert brenda këtij viti”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në maternitetin e Korçës, një investim prej 200 milion lekë nga buxheti i shtetit.
“Pak ditë më parë dhamë një lajm të mirë për të gjithë familjet që do të gëzohen me fëmijë, çekun e shumëfishuar të bebeve. Bonusi është vetëm njëri element sa i takon programeve tona me fokus nënën dhe fëmijën. Ne po rijetësojmë maternitetet në të gjithë vendin për t’ju dhënë mundësi nënave të marrin shërbim afër vendbanimit”, tha Manastirliu.
Materniteti i ri i Korçës sapo ka përfunduar rikonstruksionin dhe pritet të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë, për të nisur funksionimin brenda këtij viti. 

korce.jpg" style="height:517px; width:780px" />

Olgerta Manastirliu në maternitetin e Korçës

Ministrja Manastirliu deklaroi se ky nuk është i vetmi investim në Shtëpitë e Lindjes.
“Po përfundon investimi i rëndësishëm për maternitetin e ri të Sarandës. Vijojmë me investime të munguara ndër vite, në maternitetin e Beratit, të Lezhës, të Kukësit, Matit, Pogradecit, etj., me synim që shërbimi për nënën dhe fëmijën të jetë cilësor dhe afër vendbanbimit”, tha Manastirliu.
Materniteti i ri i Korçës do të ketë 45 shtretër, dy salla operacioni, dy salla lindjeje, repartin e Neonatologjisë, Reanimacionit, etj dhe i shërben një popullate prej 270 mijë banorë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend