Manastirliu në Urgjencën Kombëtare: Mirënjohje për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, lufta nuk ka mbaruar

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare, ku i falenderoi për punën e jashtëzakonshme gjatë situatës së emergjencës.

"Në ditën e Ndërkombëtare të Punëtorëve zgjodha Urgjencën Kombëtare për të bërë një falenderim dhe për të shprehur mirënjohjen për punën e madhe që ju keni bërë gjatë kësaj kohe. Puna në shëndetësi është si sahat, duhet të funksionojnë të gjitha pjesët e sahatit që çdo gjë të shkoi mirë. Urgjenca Kombëtare është një kollonë kyçe në të gjithë sistemin shëndetësor. Keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç ishte sfida e tërmetit ku së bashku me pjesët e tjera të sistemit është bërë një punë e jashtëzakonshme. Dhe keni përballuar dhe po vijoni të përballoni një sfidë akoma më të madhe siç është kjo që po kalojmë. Edhe në ketë situatë Urgjenca Kombëtare vijon të jetë në krye të detyrës", tha Manastirliu.

Duke falenderuar të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, Manastirliu u shpreh se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e ditëve të sotme. "Dua të shpreh mirënjohjen për punën e mjekëve dhe infermierëve. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme, për atë çfarë ata bëjnë, për sakrificën, përkushtimin dhe solidariterin që ata tregojnë për ata që kanë më shumë nevojë, për pacientët. Por nuk dua të harroj të falenderoj ata që nuk dalin në kamera, janë i gjithë stafi i shoferëve të flotës kombëtare të autoambulancave, sanitaret dhe të gjithë punonjësit mbështetës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sikundër nuk mund të harroj në këtë ditë punonjësit e qendrave tona sociale në të gjithë vendin" tha Manastirliu.

Manastirli tha se situata po përballohet me sukses pasi i gjithë sistemi po funksionon si një organizëm i vetëm, port ha se lufta ende nuk ka mbaruar.

"Mua me vjen shumë mirë që kemi filluar të funksionojme si nje organizem funksional, të udhëhequr nga disa ekspertë të Komitetit Teknik. Por duhet thënë se është momenti për vigjilencë maksimale sepse lufta nuk ka mbaruar dhe duhet gjurmuar me kujdes çdo vatër në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri I transmetimit të infeksionit të COVID19", tha Manastirliu

Drejtuesi i urgjencës kombëtare, dr. Skëndër Brataj u shpreh se ka rënie të thirrjeve për COVID19, por ende ka çdo ditë raste të reja. “Organizimi ka qenë perfekt, kemi në dispozicion  autombulanca të dedikuara për COVID19. Duhet thënë se aktualisht fluksi i thirrjeve është ulur”, tha Brataj.

Ministrja e Shëndetësisë u bëri një apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, të vijojnë të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos shkojnë menjëherë në spitale apo qendra shëndetësore, por nëse kanë pyetje mbi barna me rimbursim apo duhet të lidhen me mjekun e familjes, të vazhdojnë të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, ndërsa për çdo urgjencë të kontaktojnë numrin e urgjencës 127.


Lajmi kryesor:

Dita e punëtorëve/ Rama: 1 maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike! Meta: Reflektim të jetë festë për arritjet e punëtorëve


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge