TIRANË- Me punë apo pa punë mesazhet nuk u kanë munguar shqiptarëve as këtë një maj. Nga Sheleguri Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin se edhe këtë vit Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare. Madje nuk është optimist as për të ardhmen e për këtë kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete.
"Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara. Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme", shkruan Meta.
Në të njëjtën linjë me kreun e shtetit është edhe kryetari i kuvendit.
"Pandemia të mos godasë miëqënien e punëtorëve. Pandemia të mos dëmtojë “stofën” e shoqërisë", tha ndër të tjera Ruçi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama mesazhin e tij ua ka drejtuar të gjithë atyre që për të janë heronj të heshtur. Kreu i qeverisë nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale e ka vlerësuar 1 majin më domethënës të punës së mijëra njerëzve falë të cilëve Shqipëria po lufton.
Për opozitën kjo është dita kur duhet të nisë parada e papunësisë. 61 mijë persona kanë humbur jo vetëm vendin e punës shkruan këshilltari për ekonominë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, por edhe shpresën se qeverinë e kanë në krah.
Sa i përket masave, kreu i qeverisë ka bërë më herët se ditur se nuk ka mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.
1 Maji që shënon dhe ditën ndërkombëtare të Punonjësve, ka sjellë reagimin e Sindikatës së Punonjësve Shëndetësor në lidhje me disa kërkesa për mjekët dhe të gjithë personelin shëndetësor, të cilët po përballen me një periudhë tepër të vështirë në vijën e parë të luftës me pandeminë.
Pjesë e kërkesave të tyre është sigurimi i mbrojtjes së mjekëve nga ky virus vrastar dhe përmirësim e kushteve të punës, që nga ulja e orarit në mënyrë që të kenë një ekspozim sa më të ulët me këtë virus por dhe testimin e tyre për COVID në mënyrë periodike.
Gjithashtu kjo Sindikatë kërkon marrjen e masave mbrojtëse edhe për spitalet e tjera terciare dhe jo vetëm ato COVID apo urgjencës, në mënyrë që të japin shërbimi profesional dhe bashkëkohorë.
Deklarata e Plotë e Sindikatës së Punonjësve Shëndetësor
Për ditën e 1 Majit Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përshëndet gjithë anëtarët e saj duke i kujtuar që është një ditë solidarizimi jo vetëm me njëri-tjetrin, por me të gjithë armatën e punonjësve të këtij sektori, të cilët sot në këtë periudhë të vështirë që po kalon rruzulli për shkak të COVID-19, janë në frontin më të vështirë duke rrezikuar jetët e tyre për t'i shërbyer të gjithë atyre që gjenden në nevojë.
Njëkohësisht kjo sindikatë sjell në vëmendje të anëtarëve të saj kujdesin maksimal që duhet të kenë ata në mbrojtje të jetëve dhe të familjeve të tyre, duke përdorur masa mbrojtëse dhe duke mbajtur distancë veçanërisht në vende ku dyshimi për ekspozim të mundshëm ndaj SARS CoV 2 është i madh.
Kjo sindikatë kërkon nga strukturat drejtuese, përmirësimin e kushteve të punës së personelit shëndetësor që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, uljen e orëve ditore të punës me qëllim uljen e ekspozimit me këtë virus dhe dhënien e mundësisë së testimit në mënyrë periodike.
Punonjësit të cilët rezultojnë me shfaqje akute të sëmundjes të marrin trajtim të veçantë sikurse ndodh në rastet e aksidenteve në punë.
Të merren masa që i gjithë sistemi shëndetësor në nivele të ndryshme të tij dhe jo vetëm në spitalet terciare, të pajiset me mjete dhe masa mbrojtëse për të bërë të mundur dhënien e shërbimit profesional në mënyrën e kërkuar bashkëkohore.
Të rishikohet trajtimi financiar i këtij sektori si një nga sektorët që duhet të vlerësohet për volumin e punës, dhe rrezikshmërinë që ai po paraqet sot dhe në të ardhmen.
Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor
Presidenti Ilir Meta në urimin e tij për 1 Majin ka një falenderim për bluzat e bardha që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, e ndërsa është më kritik sa i përket gjendjes së punëtorëve.
Meta shkruan se edhe ky 1 Maj e ka gjetur Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe kjo gjë sipas kreut të Shtetit duhet të ndryshojë.
"Edhe 1 Maji i këtij viti, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.
Gjendja e rëndë ekonomike e përkeqësuar me situatat e vështira që po kalojmë nuk jep shpresë se diçka do ndryshojë për mirë në një të ardhme të afërt. Të punësuarit në sektorin privat ende vijojnë të shprehin pakënaqësi të mëdha për mungesën e një kontrate të rregullt pune, mosrespektim të kushteve të punës dhe të drejtave të tyre, për paga të ulta dhe për mospagim të kontributeve shoqërore.
Vërehet një humbje e thellë e besimit për konkurrim të ndershëm dhe punësim mbi bazë të meritokracisë edhe në Administratën Publike dhe institucionet publike. Shqetësues në kushtet aktuale të varfërisë, të përkeqësimit të shërbimeve sociale, dhe të tensioneve politike, mbetet gjithashtu edhe largimi masiv jashtë vendit i shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.
Pandemia COVID-19 dhe efektet e saj afatgjata në ekonominë e vendit, pritet t’i përkeqësojnë më tej këto fenomene negative. Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara. Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme.
Situata kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete që 1 maji të mos shënohet më si një ditë e zakonshme pushimi, por si një ditë feste për arritjet e punëtorëve. Një falenderim në këtë ditë për mjekët dhe infermierët e të gjithë ata që janë në vijën e parë kundër COVID-19, në mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari", shkruan Meta.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare, ku i falenderoi për punën e jashtëzakonshme gjatë situatës së emergjencës.
"Në ditën e Ndërkombëtare të Punëtorëve zgjodha Urgjencën Kombëtare për të bërë një falenderim dhe për të shprehur mirënjohjen për punën e madhe që ju keni bërë gjatë kësaj kohe. Puna në shëndetësi është si sahat, duhet të funksionojnë të gjitha pjesët e sahatit që çdo gjë të shkoi mirë. Urgjenca Kombëtare është një kollonë kyçe në të gjithë sistemin shëndetësor. Keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç ishte sfida e tërmetit ku së bashku me pjesët e tjera të sistemit është bërë një punë e jashtëzakonshme. Dhe keni përballuar dhe po vijoni të përballoni një sfidë akoma më të madhe siç është kjo që po kalojmë. Edhe në ketë situatë Urgjenca Kombëtare vijon të jetë në krye të detyrës", tha Manastirliu.
Duke falenderuar të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, Manastirliu u shpreh se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e ditëve të sotme. "Dua të shpreh mirënjohjen për punën e mjekëve dhe infermierëve. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme, për atë çfarë ata bëjnë, për sakrificën, përkushtimin dhe solidariterin që ata tregojnë për ata që kanë më shumë nevojë, për pacientët. Por nuk dua të harroj të falenderoj ata që nuk dalin në kamera, janë i gjithë stafi i shoferëve të flotës kombëtare të autoambulancave, sanitaret dhe të gjithë punonjësit mbështetës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sikundër nuk mund të harroj në këtë ditë punonjësit e qendrave tona sociale në të gjithë vendin" tha Manastirliu.
Manastirli tha se situata po përballohet me sukses pasi i gjithë sistemi po funksionon si një organizëm i vetëm, port ha se lufta ende nuk ka mbaruar.
"Mua me vjen shumë mirë që kemi filluar të funksionojme si nje organizem funksional, të udhëhequr nga disa ekspertë të Komitetit Teknik. Por duhet thënë se është momenti për vigjilencë maksimale sepse lufta nuk ka mbaruar dhe duhet gjurmuar me kujdes çdo vatër në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri I transmetimit të infeksionit të COVID19", tha Manastirliu
Drejtuesi i urgjencës kombëtare, dr. Skëndër Brataj u shpreh se ka rënie të thirrjeve për COVID19, por ende ka çdo ditë raste të reja. “Organizimi ka qenë perfekt, kemi në dispozicion autombulanca të dedikuara për COVID19. Duhet thënë se aktualisht fluksi i thirrjeve është ulur”, tha Brataj.
Ministrja e Shëndetësisë u bëri një apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, të vijojnë të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos shkojnë menjëherë në spitale apo qendra shëndetësore, por nëse kanë pyetje mbi barna me rimbursim apo duhet të lidhen me mjekun e familjes, të vazhdojnë të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, ndërsa për çdo urgjencë të kontaktojnë numrin e urgjencës 127.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti sot punëtorët e Shqipërisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Një ditë reflektimi e quan ai, teksa shprehet se kjo qeveri do të bëjë të pamundurën që as tërmeti dhe as koronavirusi të mos dëmtojë themelet e punëtorëve.
“E kam për nder t’u drejtohem sot të gjithëve ju, punëtoreve dhe punëtorëve të Shqipërisë, që me punën tuaj të përditshme ndërtoni jetët e familjeve e fëmijëve tuaj dhe me modesti e pa u ndier kontribuoni në ndërtimin dhe gjallërimin e ekonomisë së Shqipërisë. Në zhvillimin dhe përparimin e vendit, në rritjen ekonomike dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies, është djersa dhe investimi juaj. Ekonomia jonë po rritet e do të rritet, teknologjia po përparon e do të përparojë, shkenca po i paraprin e do t’i paraprijë prodhimit, industrisë, bujqësisë e shërbimeve. Por asgjë nuk arrihet pa kontributin, energjitë, përkushtimin dhe thjeshtësinë e duarve tuaja të arta, në cilindo sektor ku punoni.
Sot për mua është një ditë reflektimi. Për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës; për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore në paga; për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj; për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për mbrojtjen nga papunësia e varfëria; për mbështetjen e invalidëve të punës; për integrimin e personave me aftësi ndryshe; për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore; për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt rritjes së aftësive punë-krijuese.
Ne duhet të kemi parasysh se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë; burim për kujdesin për fëmijët, familjen dhe të moshuarit; mjeti për të plotësuar ëndrrat e vajzave e djemve të Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë në atdheun tonë të bukur; një burim dhe forcë për të realizuar zhvillimin individual dhe prodhuar ndryshimin shoqëror. Aktualisht ne po dalim nga dy gjendje të jashtëzakonshme dhe unë e kam të qartë se pasojat më të rënda rëndojnë dhe sakrificat më të mëdha janë kërkuar nga ju, gra dhe burra të Shqipërisë, që punoni në fabrika apo fasoneri, në spitalet a shërbime të tjera kujdesi, në serra apo ngastrat tuaja, në dyqanet e bizneset tuaja të vogla të ngritura me njëmijë sakrifica; në kantieret e ndërtimit, shërbimet ndaj familjeve e qytetarëve.
Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës; që fëmijëve tuaj t’u kthehet sa më parë buzëqeshja dhe ta rigjejnë njeri-tjetrit në bangat dhe oborret e gëzuara të shkollave; që ju dhe familjet tuaja të gëzoni të mirat dhe lumturinë e jetës. Ne do të bëjmë më të mirën që as tërmeti, as pandemia e koronavirusit, të mos dëmtojnë themelet e mirëqenies së punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrat e fëmijëve tuaj për të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij përshëndetës me rastin e 1 Majit.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një video falenderuese, kryefjalë e së cilës janë punëtorët. Ndryshe nga vitet e tjera, në fokus të kësaj ditë janë ato profesione të cilat nuk u futën në karantinë për shkak të COVID-19, përkundrazi prania e tyre ka qenë e domosdoshme, një mënyrë kjo për të kuptuar edhe vlerën e vërtetë të disa profesioneve që shumë prej nesh e ka marrë si të mirëqene ekzistencën e tyre, pa i vlerësuar aq sa duhet....policët, shpërndarësit, punonjësit e dezinfektimit, e mbi të gjitha bluzat e bardha.
"Dita e parë e majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike", e quan kryeministri Edi Rama këtë 1 maj.
" Mirëmëngjes, në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton", shkruan Rama.
Perse nuk ja u rrite rrogat shqiptareve kur qeverise me sali shkerdhaten,perse nuk e ule cmimin e karburantit qe ishte dhe vazhdon ma i shtrenjti ne bote,perse o ilr nuk e ule cmimin e energjise qe eshte me i shtrenjti ne rrajon,meta me monen kur skane gje ne dore bejne gam gam ndersa kur LSI(lesh e li)merr pjese ne qeveri vetem vjedhin per vete burr e grua dhe shpiat qe blejne me paturpesine me te madhe thone i kemi dhurate,nga babai me rroge shteti.Mos i gzofshi.
Përgjigjuhahahahahaah, sma degjoi mire veshi? cfar tha? shqiperi demokratike haaaaaaaaaaa, po ku ka demokraci ne bote o trap, qe je bere me keq se sala me dy gishta kur gerthiste rroft demokracia.
PërgjigjuCa surrater qe jane, sa te peshtire ne pafytyresine e tyre. Per cilet punetore ngriheni edhe flisni sot, per ata qe "ju rripni shpirtin" dhe " vrisni"? Po si nuk keni turp xhanem? Njerezilliku dhe pergjegjshmeria juaj si pushtetar kane perfunduar ne diten kur ju keni hipur ne karriget QE keni pushtuar si tjua kish lene nena e babai trashegim. Hidhni syte nga minatoret, Nga naftetaret, Nga fasonerite, nga jetimet, nga pensionistet por edhe nga te rinjte sepse jane e ardhmja e Shqiperise.
Përgjigju