Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video me dëshmitë e të moshuarve që kanë kryer ndërhyrjet në sy falas dhe sipas të gjitha standardeve në spitalet publike.
"Me dëshmitë e të moshuarve për lentet falas, një shërbim i shtrirë tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në spitale rajonale, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Manastriliu.
Duke falenderuar stafet mjekësore, në video e publikuar të moshuarit shprehen se kanë kryer ndërhyrjet falas.
Mbi 2000 qytetarë kanë përfituar çdo vit nga vendosja e lentës falas në spitalet publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë nga paketa e kataraktës.