“Jam shumë e kënaqur të shoh që ky proces i standarteve europiane ka nisur edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, ku instrumente të pandryshuar në 30 vjet, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët, sot janë zëvendësuar me instrumentet e rinj, duke ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe duke rritur cilësinë e shërbimit”, u shpreh ministrja Manastirliu.
Mjeku kirurg, Luan Rrapi, u shpreh se 400 intervente u kryen në muajin e parë me procesin e sterilizimit, duke ulur afër zeros infeksionet spitalore.
Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në spitalin e Elbasanit do të vijojnë këtë vit.
“Ish-Kirurgjia e spitalit te Elbasanit me investimin e ketij viti me vlere 165 milion lekë do të shndërrohet në një urgjencë multifunksionale si dhe do të përfshijë shërbimin e kardiologjisë dhe neurologjisë. Investimeve në këtë spital i shtohet një gamë e gjerë dhe shumë e rëndësishme aparaturash biomjekësore moderne në 6-mujorin e parë të këtij viti, duke filluar nga rezonanca magnetike, grafia e lëvizshme, eko, inkubanotë etj, me vlerë rreth 1.2 milion euro”, u shpreh ministrja Manastirliu.
d.c./shqiptarja.com










