Manastirliu viziton bebet e
para të vitit: 2018 vit i fëmijëve

Manastirliu viziton bebet e<br />para të vitit: 2018 vit i fëmijëve<br>
Fëmija i parë i 2018 është  Laeli i cili lindi vetëm 10 sekonda pas mesnate në ditën e parë të vitit 2018 në Maternitetin "Koço Gliozheni" dhe 1 min më vonë lindi Nadia në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi në mëngjes dy bebet e para të vitit në dy maternitetet e Tiranës ku dhuroi pako të posaçme për të porsalindurit dhe uroi vitin e ri 2018 të sapoardhurve në jetë, familjeve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve.

“Një djalë, Laeli, në Maternitetin Koço Gliozheni dhe një vajzë, Nadia në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë janë dy fëmijët e parë të vitit, dy fëmijë të shëndetshëm, një ogur i mirë për këtë vit të ri që uroj të jetë i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët”, tha Ministrja Manastirliu.

Viti ka ardhur i mbarë, pasi 9 fëmijë kanë lindur në ditën e parë të vitit në Maternitetin Mbretëresha Gerladinë dhe 7 fëmijë erdhën në jetë në Maternitetin Koço Gliozheni.

Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, viti 2018 do të jetë vitit i fëmijëve.

“Për ne fëmijët janë të parët ndaj viti 2018 do të jetë viti i fëmijëve me nisma shumë të rëndësishme të Ministrisë sonë sa i takon mirëushqyerjes dhe shëndetit të fëmijëve”, tha Manastirliu.

Ministrja falënderoi në mënyrë të veçantë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve dhe garantoi vijimin e shërbimit së përforcuar edhe në ditët në vijim.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut