Manastirliu-Ksanthos: Marrëveshje për trajtimin falas të fëmijëve me leuçemi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku u prit nga homologu grek Andreas Ksanthos. Dy Ministrat e Shëndetësisë firmosën në Athinë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Me këtë memorandum bashkëpunimi hedhim një hap përpara për forcimin e ndërveprimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Më konkretisht, për shkëmbimin e përvojave në fushën e onkologjisë për fëmijët, për menaxhimit spitalor, për trajnimin e personelit shëndetësor dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në kuadër të projekteve rajonale në fushën e shëndetësisë.

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memorandum bashkëpunimi është një urë lidhëse për të intensifikuar bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Andreas Ksanthos, ministri i Shëndetësisë së Greqisë

Takimi u zhvillua në spitalin Aghia Sofia të fondacionit “Elpida - Marianna V. Vardinoyanis”, ku u firmos një marrëveshje e rëndësishme për trajtimin e fëmijëve shqiptarë të diagnostikuar me leuçemi dhe tumore malinje, përmes binjakëzimit të spitalit Anghia Sofia dhe QSUT.

Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar.

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Presidentja e Fondacionit, Elpida Marianna V.Vardinoyanis garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

Me këtë marrëveshje hapin një erë të re bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka një shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transplant të palcës.

Elpida Marianna V.Vardinoyanis, Presidentja e Fondacionit

( Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Greqi )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore