Agjenti i Rrahmanit, mbrojtësit të Napolit, foli për thashethemet për një interesim të supozuar nga Manchester United dhe për të ardhmen e supozuar të lojtarit shqiptar.
Adrian Aliaj, ka folur për gazetën kosovare Gazeta Blic, për thashethemet në treg që kanë dalë për mbrojtësin e Napolit.
“ Amir ka kontratë me Napoli , atje është mirë. Nga ana tjetër, Azzurri-t janë para kualifikimit në Ligën e ardhshme të Kampionëve dhe Rrahmani është i lumtur që do ta luajë atë. Manchester United? Do të kufizohem duke thënë se kemi marrë vlerësime nga shumë ekipe…”, u shpreh ai, siç citon “FootballNews24.it”.
Vlen të përmendet se momentalisht Rrahmani rezulton futbollisti shqiptar me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, duke lënë pas edhe emra si Xhaka, Shaqiri, Gjimshiti, Broja, etj.