E bujshme! Manchester City i Pep Guardiolës përjashtohet nga Champions League

E bujshme! Manchester City i Pep Guardiolës përjashtohet nga Champions League

UEFA ka përjashtuar Manchester City nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe e ka gjobitur me 30 milionë euro për shkak të thyerjes së rregullave financiare. Vendimi është zyrtarizuar pasditen e sotme nga UEFA. Përjashtimi nuk bëhet këtë vit, por nisur nga edicioni i ardhshëm 2020-21 dhe 2021-22. UEFA akuzon klubin anglez për mungesë transparence dhe sponsorizime me origjinë të dyshimtë, pasi ishin të lidhura me kompani të kontrolluara nga pronari i saj, sheiku Mansour bin Zayed

Pas vendimit, Manchester City reagoi duke paralajmëruar ankimimin e vendimit. "Në Dhjetor 2018, UEFA-s parashikoi publikisht dënimin e Manchester Cityt, madje para se të fillonte çdo lloj hetimi. Në thelb, është një rast i iniciuar nga UEFA, i përpunuar nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të përpiqet të sigurojë një gjykim të paanshëm me shpejtësinë maksimale prandaj, do të fillojë procedurat për në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv sa më shpejt që të jetë e mundur" thotë klubi anglez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja