Manchester City eleminohet nga
"FA Cup", Wigani kalon në çerekfinale

Manchester City eleminohet nga<br />"FA Cup", Wigani kalon në çerekfinale<br>
Manchester City ka treguar që nuk është një skuadër e pamposhtur, madje mund të mposhtet edhe nga një ekip modest. Skuadra e kategorisë së tretë (League One), Wigani, i ka mundur me rezultatin minimal 1-0 duke u eleminuar nga gara e , FA Cup.  

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Will Grigg në minutën e 79’të.

Skuadra e Manchester City ishte me një futbollist më pak në fushë nga minuta e 45’të, pasi Delph ishte ndëshkuar me të kuq. Deri në fund të takimit Manchester City tentoi që të barazonte për të siguruar një barazim në këtë takim dhe një ndeshje kthimi, por nuk ia doli.

Manchester City kështu eleminohet nga FA Cup, kurse Wigani kalon në çerekfinale. Skuadra e Wigan i ka dhënë një leksion jo të pakët Gurdiolës për mënyrën se si luhet në mbrotje në Angli, madje një leksion edhe për ekipet e tjera në Premier League se si duhet të mbrohen ndaj Manchester City.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron