Manchester City transferon
mbrojtësin brazilian Danilo

Manchester City transferon<br />mbrojtësin brazilian Danilo
Tashmë braziliani nuk do jetë më pjesë e spanjollëve të Real Madridit.

Manchester City përforcon krahun e djathtë të mbrojtjes duke transferuar në Angli mbrojtësin e kampionëve të Europës.

Sipas " The Guardian " , braziliani ka firmosur për 5 vite me "Qytetarët" për 26.5 milionë £.

Trajneri Guardiola e vlerëson brazilianin si tepër të aftë të adaptohet në të dy krahët e mbrojtjes.

City është një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere së bashku me Milanin, por sheiku Khaldoon Al Mubarak që financon klubin e rivalëve të Manchester United ka rritur shpenzimet në 150 milionë £.

Danilo bëhet lojtari i katërt që do ta nisë sezonin e ri me Manchester City-n pas Bernardo Silva, Ederson dhe Kylie Walker.

Plotësimi i dy krahëve të mbrojtjes ishte më se i nevojshëm për City-n pasi Pep Guradiola largoi Bacary Sagna, Gaël Clichy dhe Pablo Zabaleta.

Anglezët ishin pranë marrëveshjes me Dani Alves, por operacioni dështoi pasi braziliani ndërroi mendim në sekondat e fundit për të veshur fanellën e PSG.

Drejtuesit e klubit i kishin ofruar dyfishin e rrogës vjetore që merrte kur aktivizohej me Juventusin.

"Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Manchester City. Ka pasur interesim për mua nga shumë klube të tjera, po kam pasur gjithmonë ambicie për të punuar me Guardiolën.

Menjëherë sapo dëgjova se Manchester City po interesohej për mua, e dija që do të isha lojtar i tyre", tha braziliani Danilo.

Klubi po kërkon të kryejë transferimin më të shtrenjtë të një mbrojtësi në historinë e futbollit. Guardiola kërkon transferimin e lojtarit të Monacos Benjamin Mendy. Kalimi i tij te

City do t'u kushtojë anglezëve 52 milionë £.

Danilo luajti për dy sezone te Real Madrid dhe fitoi 2 kupa të Ligës së Kampioneve, La Ligan, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Ai nuk arriti të fitonte rivalitetin me Dani Carvajal për të hyrë në 11 bazë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Braziliani 26-vjecar do t' i bashkohet ekipit të ri në turneun miqësor që po zhvillohet në SHBA.

Ai do të ketë shansin të përballet me ekipin e tij të dikurshëm Real Madridin, nëse katalanasi Pep Guardiola do ta aktivizojë në ndeshjen miqësore midis Real Madridit dhe

Manchester City-t që do të luhet të mërkurën në Los Angeles.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë