/ATSH/. - Klubi anglez i Manchester United ka bërë gati një shumë marramendëse për transferimin e Gareth Bales nga Real Madridi.

Manchester United nuk ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i yllit të Real Madridit, Gareth Bale, në Old Trafford.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, drejtuesit e klubit nga Premierliga kanë bërë gati 150 milion për ish- mesfushorin e Tottenhamit.

Menaxheri Lous Van Gaal synon transferimin e lojtarit te perfaqesueses se Uellsit, pasi skuadra nuk po arrin pritshmerite e kerkuara qe nga largimi i Sir Alex Fergusonit.
Por, United do ta ketë vështirë ta realizoje qëllimin, pasi Bale ditë më parë deklaroi se është i lumtur tek Real Madridi dhe se transferimin te Man Utd nuk mund ta imagjinonte.