Manchester United fiton në fund ndaj Arsenal dhe “blindon” vendin e dytë

Manchester United fiton në fund ndaj Arsenal dhe “blindon” vendin e dytë

Lojëtarët e Manchester United

Manchester United fiton në fund ndaj Arsenal dhe “blindon” vendin e dytë

Një gol në fundin e takimit, madje në minutat shtesë dhe Manchester United ka “blinduar” vendin e dytë në Premier league, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi. Djajtë e Kuq kanë fituar 2-1 ndaj Arsenal, me një gol vendimtar nga Fellaini në kohën shtesë, në ndeshjen e fundit për Arsene Wenger në “Old Trafford”, dhe siguron matematikisht praninë në Champions për sezonin e ardhshëm.

United kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Paul Pogba, kur u mbush çerekore lojë. Goditja e ish-sulmuesit të Arsenal, Alexis Sanchez u përplas në shtyllë, por topi përfundoi te mesfushori francez që tundi rrjetën.

Arsenal, që luante pa disa nga titullarët, e lënë pushim nga Wenger duke menduar për gjysmëfinalen e kthimit në Europa League kundër Atletico Madrid, e kishte mesataren e moshën 24 vjeç e 67 ditë, më e vogla që nga viti 2011. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e barazimit për Arsenal, në minutën e pestë të pjesës së dytë dhe armeni u bë futbollisti i parë në historinë e Premier League që shënon pro dhe kundra Manchester United në harkun e një sezoni.

Pikërisht kur londinezët po shijonin barazimin, pas golit të anuluar të Rashford për pozicion jashtë loje, “djajtë” shënuan golin e fitores me anë të Maurane Fellaini, prej pak minutash në fushën e lojës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë