Manchester United godet sërish
pas Di Marias, rrëmben edhe Vidal

Manchester United godet sërish<br />pas Di Marias, rrëmben edhe Vidal
Manchester United po surprizon në ditët e fundit të merkatos. Pas afrimit të Di Marias për shumën e 75 milionë Eurove, ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë pranë Arturo Vidal.

Kiliani duket se ka arritur të bindet për të pranuar ofertën e United, e bashkë me të edhe Juventusi që do të përfitojë 43 milionë. Edhe pse drejtuesit e ekipit të Manchester United nuk e konfirmojnë, lajmin e kalimit të Vidal në Angli mediat e raportojnë të sigurt.

Di Maria dhe Vidal janë dy blerje të goditura, nëse edhe ajo e kilianit do të realizohet, pasi do t’i jepnin akoma më shumë frymëmarrje ekipit në mesfushë, repart që në ndeshjet e fundit ka çaluar shumë.

Vidal pëlqehet shumë nga trajneri Van Gal, që nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin në shumë raste. Në dy ndeshjet e para në kampionat United ka marrë një humbje dhe një barazim duke qenë larg objektivave.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur