Manchester United vijon mos jetë në formën e duhur, kjo pasi 'Djajtë e Kuq' kanë pësuar humbjen e tretë këtë fillim sezoni. Për raundin e gjashtë në Premier League, Brentford doli fitues me rezultatin 3-1 duke 'zhytur' në krizë Manchester United.
Ndeshja u zhbllokua shpejt nga Brentford, me Igor Thiago që kaloi në epërsi vendasit pas tetë minutave lojë. Asist nga veterani Henderson. Në minutën e 20-të sërish Igor Thiago shënoi golin e dytë për vendasit duke bërë që tifozët të festonin.
Gjashtë minuta më vonë, slloveni Benjamin Sesko shënoi golin e parë me fanellën e Manchester United, por nuk ishte e thënë që miqtë të dilnin me pikë. Bruno Fernandes, kapiteni i Man. United gaboi nga 11 metërshi për herë të dytë këtë sezon, duke shpërdoruar mundësinë që rezultati të barazohej në minutën e 76-të.
Në fund, pas një gabimi në pasim të Mainoo, Brentford kundërsulmoi dhe pasimi final i Yarmolyuk u shfrytëzua nga Jensen, që me vetëm gjashtë minuta në fushë shënoi një gol fantastik nga jashtë zone në shtesën e gjashtë.
Pas eliminimit nga Kupa e Ligës prej Grimsby, Manchester United e sheh veten në krizë edhe në kampionat, teksa pas gjashtë raundesh ka tre humbje, dy fitore dhe një barazim, për vendin e 13-të në kuotën e shtatë pikëve. Po me shtatë pikë Brentford merr vendin e 11-të.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.4%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FA Cup/ Man. City 'shkërmoq' 4-0 Liverpoolin dhe shkon në gjysmëfinale, Haaland shënon tre gola! Salah gabon 11 metërshin
4 Prill, 15:44
-
E konfirmon trajneri Liam Rosenior, Chelsea pezullon nga ekipi kapitenin Enzo Fernandez
3 Prill, 13:01
-
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare, dashurohet me të dënuarin me vdekje në Teksas! Braktis edhe vajzën në Londër
1 Prill, 15:29
-
Me armë dhe silenciator brenda kamionit, arrestohen dy shqiptarët! Tentuan të hynin në Angli
31 Mars, 09:52
-
Zyrtare/ Tottenham shkarkon trajnerin Igor Tudor pas vetëm 44 ditësh nga emërimi
30 Mars, 15:25
-
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT+VIDEO)
28 Mars, 15:22
-
Nesër ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para! Flemë më pak, por ditët me diell zgjasin më shumë
28 Mars, 12:39
-
Miqësoret/ Spanja i shënon 3 gola Serbisë, ndalet Anglia! Holanda përmbys 2-1 Norvegjinë
28 Mars, 12:03
-
Ra nga kati i 12-të, punëtori 19-vjeçar shqiptar humb jetën në Londër ndërsa kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund
22 Mars, 13:14
-
Premier League/ Liverpooli tre ndeshje radhazi pa fitore, Brightoni e mposht 2-1! Vendos dopieta e Danny Welbeck
21 Mars, 15:55
-
Vështirësitë e një kampioni, Granit Xhaka me lot në sy: Në fëmijëri rrinim 18 orë në ditë pa prindërit, mbaja çelësin e shtëpisë që 4 vjeç
21 Mars, 08:23
-
Premier League/ Dramë për Manchester United, Bournemouth e ndal 2-2! Harry Maguire shkakton penallti dhe merr karton të kuq
20 Mars, 22:58