Manchester United në ndjekje të
mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Manchester United në ndjekje të<br />mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Manchester United është duke ndjekur progresin e mbrojtësit shqiptar që luan për Napoli, Elseid Hysaj, pasi e konsideruar atë si një përforcim të mbrojtjes së tyre.
 
23-vjeçari i cili ka dalë nga akademia sportive e Empoli-t, është blerë në 2015 nga Napoli për 5 milion euro, ku dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë.
 
Sipas asaj që raporton "Goal.com",  "Djajt e Kuq", janë duke e monitoruar mbrojtësin kuqezi  përpara marrjes së vendimit për një oferta gjatë dritares së transferimeve të verës.
 
Shkodrani Hysaj ka marrë vlerësime të larta për lojën e tij të bërë në mbrojtjen e skuadrës shqiptare.
 
Vlen të përmendet që në ndeshjen e luajtur me Italinë në date 24 mars ai është vlerësuar  me 6.5 pikë nga EuroSport, këto ishin pikët më të larta në skuadër bashkë me Ajetin dhe  Strakoshën.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot