Portali online për fermerët, Ponari: Gati në fillim të vjeshtës, i informon për kulturat që do prodhojnë e çmimet e shitjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon të forcojë pozicionin në treg të prodhuesve në blegtori e bujqësi përmes portalit për fermerin. Në një intervistë për “Report TV”, Holta Ponari, Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë bëri të ditur se platforma online do të jetë gati në fillim të vjeshtës dhe vjen edhe në kuadër të politikave të dixhitalizimit. Sipas Ponarit, synimi parësor është informimi i fermerëve mbi prodhimin dhe tarifat e kulturave të ndryshme në tregun shqiptarë, duke forcuar pozicion negociues në treg të tyre.

Ponari gjithashtu foli edhe për agrobiznesin, që e cilësoi si një motor të zhvillimit të ekonomisë rurale. Në fund të intervistës, Ponari bëri të ditur se ka njësi agroturistike, që kanë përfshirë në operacionet e tyre të biznesit 100 deri në 400 fermerë. 

Intervista e plotë me Holta Ponarin, Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Cilat do të jenë risitë e këtij portal, që u lançua nga ministrja Krifca në Dibër?

Holta Ponari: Është një platformë informuese dhe analitike, e cila u drejtohet fermerëve dhe kompletë zinxhirit të vlerës, duke vijuar me përpunuesit..etj. Portali po kryhet në bashkëpunim me “BERZH”, partneri ynë ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i portalit është që ky informacion i shumëllojshëm t’i vijë në ndihmë fermerit për të marrë vendimet e tij në aktivitetet ditore, për të ditur çmimet, për të ditur praktikat më të mira të prodhimit, për të ditur kushtet klimatike se si ndikojnë në prodhimin e tyre. Çfarë masash duhet të ndërmarrin fermerët, etj. Do ketë një sërë kategorish. Janë shumë interesante të gjitha kategoritë pasi u drejtohet nevojave të fermerit dhe u përgjigjet këtyre nevojave që ka fermeri. Do ketë informacion mbi legjislacionin. Një informacion i strukturuar, që të jetë sa më shumë i kuptueshëm dhe i lexueshëm për fermerin, eksportuesin, dhe për çdo aktor të interesuar në këtë drejtim. Do ketë informacion mbi sistemin financiar, të gjitha kriteret e vendosura nga institucionet e bankave si për çështjet e mundësive për marrjen e kredive. Do ketë informacion për çmimet. Këto çmime do jenë nga minimalja, mesatarja, deri tek maksimalja. Çmimet do të merren nga tregjet e shumicës dhe do ta ndihmojnë fermerin që të kuptojnë se me çfarë çmimi mund të tregtojë fermeri, jo vetëm në zonën ku jeton, por dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë. E gjitha kjo, synon që ta ndihmoj fermerin në vendimmarrje, ta fuqizojë atë në aftësinë e tij negociuese në raport me tregtarin, pikën e grumbullimit etj.

Një nga pikat është çmimi, por për prodhimin do ketë informacion se cilat do të ishin kulturat e nevojshme për tu prodhuar për të mënjanuar produktet e mbetura stok?

Holta Ponari: Do ketë shumë informacione mbi prodhimin. Këto janë informacione shërbimi. DO ketë informacione mbi kulturat që janë m të nevojshme në një sezon të caktuar, në mënyrë që fermeri të orientohet drejt praktikës më të mirë. Do ketë informacion mbi teknologjinë e prodhimit bujqësor, blegtoral apo peshkimit. Ky informacion do të popullohet nga universiteti bujqësor dhe jo vetëm,pasi pjesë e punës do jenë dhe ekspertë të ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimti rural..etj. Do ketë një sërë informacionesh në të vërtetë dhe kjo më bënë optimiste dhe të lumtur që një portal i qendërzuar informacioni do të vihet në dispozicion të fermerit dhe aktorëve të tjerë të zinxhirët të furnizimit.

Portali do të jetë online. Kjo do jetë në varësi të “E-Albania”, apo do të jetë më vete?

Holta Ponari: Momentalisht portal s’do të jetë pjesë e “E-Albania”, por sigurisht do jetë edhe në bashkëpunim me “E-Albania” ndërtimi i tij, pasi do ketë dhe ndërlidhje me portale dhe aplikacione të tjera. Përshembull do ketë lidhje me aplikacionin e agroturizmit, që do vendoset në kategorinë dedikuar turizmit rural. Por ky portal është shumë i përdorshëm sot. Ka rreth 8 000 shkarkime dhe është një platformë marketingu shumë e mirë për të gjitha fermat turistike. Për njësitë agroturistike, të cilat ndodhen në republikën e Shqipërisë. Ka informacion mbi lokacionin, mbi shërbimet që ofrohen dhe po përdoret në gjerësi sidomos në këtë periudhë ku njerëzit marrin pushimet e tyre e mund ti drejtohen këtyre njësive.

Portali për fermerët, kur do të jetë gati dhe kur do të kenë akses fermerët për të marrë këtë informacion kaq të rëndësishëm?

Holta Ponari: Portali pritet të jetë gati në periudhën Shtator-Tetor. Mund të jetë gati edhe më herët dhe që në momentin e parë do ti vihet në dispozicion të gjithë nevojave të fermerit. Gjithashtu duam të theksojmë se ky portal do të jetë në përditësim të vazhdueshëm. E rëndësishme është që do jetë një portal i qëndrueshëm dhe që do i qëndrojë kohës duke iu përgjigjur nevojave të fermerit

A është bërë një analizë dijeve dhe mundësive që kanë fermerët shqiptarë për të aksesuar në këtë portal?

Holta Ponari: Sigurisht që është bërë një analizë. Sigurisht që një pjesë e madhe e shqiptarëve në mosha të ndryshme kanë një përdorim një telefon, apo tabletë, kompjuter, etj. Për një kategori që është përdoruese e mirë e këtyre tabletave apo smart phone-ëve do të jetë vlerë e shtuar. Për pjesën tjetër, që mund të ketë vështirësi është i mirëpritur fizikisht në të gjitha institucionet tona të varësisë, por edhe në Ministrinë e Bujqësisë për të patur aksesin e duhur në informacion.

Ju cekët pak dhe agrobiznesin më herët. Një nga politikat më incentivuese më të suksesshme të qeverisë heqja e taksës për të motivuar agrobiznesit, si ka ecur kjo fushë?

Holta Ponari: në vitin 2016 ekzistonin 1 apo 2, apo tre pika agroturistike. Sot kemi mbi 280 të tilla. 23 janë të certifikuara. Kjo do të thotë se kanë akses në lehtësirat e sistemit fiskal. Kanë TVSH 5%, tatim fitimi 6%

Si ka ndikuar tek punësimi?

Holta Ponari: Sigurisht që shumë njerëz janë ofruar njësive agroturistike, duke u punësuar në to. Rreth 50% e të punësuarve në njësitë agroturistike janë nën moshën 40-vjeç. Diçka shumë pozitive kjo, që ka tërhequr të rinjtë në këto njësi. Gjithashtu rreth 75% të të punësuarve janë gra që administrojnë, punojnë në proceset tyre ditore. Gjithashtu mund të theksojmë dhe pjesën që njësitë agroturistike kanë përfshirë në operacionet e tyre të biznesit shumë fermerë, ka njësi që kanë përfshirë 100 deri në 400 fermerë dhe ky është një elementë, tregues, shumë pozitive në ekonominë rurale të Shqipërisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fermmeri: 11/07/2022 13:13

    Të qafsha moj shegë se ngeli plënci varur. Të fala bareshes dhe Mzatit të Haremit

    Përgjigju
    • Frdi: 11/07/2022 13:37

      Dashi Havas apo i haremit

  • Fermeri: 11/07/2022 13:06

    duhen ide të tilla dhe të jenë sa më të aksesueshme dhe të shpejta..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla