Ishte Willian ai që zhbllokoi rezultatin për miqtë pas një aksioni personal i ndihmuar nga vizioni magjik i Eden Hazard. United reagon menjëherë dhe luan me agresivitet më të madh në sulm. Si pasojë, Romelu Lukaku, më në fund, ka shënuar golin e parë ndaj një skuadre të “Top 8” këtë sezon .
Jesse Lingard, i futur në pjesën e dytë, ka treguar klasin e tij pas krosit të Lukaku-t, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë. Chelsea mundohet të reagojë në minutat e mbetura, por United me menaxhoi mirë ndeshjen. Një ndeshje e bukur, dhe në fund, të dy trajnerët i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.
Në kampionatin italian, Lazio vijon me ecurinë e saj pozitive. Në javën e 26-të të Serie A, bardhekaltrit kanë shënuar 3 gola për tri pikë në transfertë ndaj Sassuolo-s, duke fituar me rezultatin e pastër 0-3. Me këtë sukses, Lazio rimerr vendin e tretë provizorisht, duke lënë poshtë Inter dhe Roma, me këtë të fundit që ndeshet në 20:45 ndaj Milan.
Milinkoviç-Saviç ka shënuar dy gola për Lazion, të parin dhe të tretin, ndërsa të dytin e shënoi me penallti Ciro Immobile, që ngjitet në kuotën e 23 golave në Serie A, më shumë se çdokush tjetër, i ndjekur nga Icardi me 18. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Fiorentina-Chievo 1-0, Crotone-SPAL 2-3, Sampdoria-Udinese 2-1 dhe Verona-Torino 2-1. Në 18:00, luhet Juventus-Atalanta.
d.b/shqiptarja.com











