Manchester United për rekord, fitojnë Reali dhe Barcelona, Interi shpartallon Beneventon

Manchester United për rekord, fitojnë Reali dhe Barcelona, Interi shpartallon Beneventon

E diela ka dhuruar gola dhe spektakël në kampionatet elitare në Europë. Në Premier League u zhvillua ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, që përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin minimal 0-1 me një gol të shënuar nga Marcus Rashford.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi në Premier League për Manchester United me 15 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer. Më këtë tre pikësh, United vijon ngjitjen drejt zonës Champions, ndërsa Tottenham Hotspur i largohet akoma më shumë Liverpulit.

Në kampionatin spanjoll, Barcelona, Reali i Madridit dhe Atletiko kanë kaluar pa surpriza ndeshjet e radhës, ndërsa Sevilja humbi ndaj Bilbaos. Në Itali u zhvilluan ndeshjet e vlefshme për Kupën, ku Interi shpartalloi Benevento 6-2, Napoli mposhti Sasuolën dhe Fiorentina kaloi me lehtësi Torinon duke vijuar më tej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale