/ATSH/. - Mesfushori i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, nuk është në planet e Interit. Këtë e ka konfirmuar trajneri i neroazzurrëve, Roberto Mancini.

"Lavezzi është një lojtar i madh, por ai është një lojtar i PSG-së. Por, nuk ka pasur asnjë kontakt dhe nuk më takon mua ta bëj ndonjë koment", ka deklaruar Mancini.

Lavezzi është transferuar në Paris Saint-Germain nga Napoli në vitin 2012 për 26 milion euro. Por, gjatë janarit argjentinasi ka gjasa të largohet nga Parisi.