Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Foto ilustruese

Tirane- Tre ngarkesa me mandarina me origjinë nga Shqipëria janë kthyer mbrapsh nga Kroacia brenda 12 ditëve   për shkak se nga analizat kanë rezultuar me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Ngarkesat janë kthyer mbrapsht gjatë periudhës 29 nëntor - 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Në një reagim në orët e vona të mbrëmjes së sotme, Ministria e Bujqësisë sqaron se bëhet fjalë për tre raste ngarkesash me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhe në Berat dhe Fier.

Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës,njëra prej tyre është asgjësuar nga fermerët, tjetra është bllokuar ndërsa ngarkesa e tretë nuk ka mbërritur. 

Në reagimin e saj ministria e Bujqësisë informon se nuk ka detyrim ligjor të kenë fletë analizë.

Rasti fillimisht denoncimi u bë nga Presidenti i Urdhrit veterinar Ervin Resuli  i cili tha se pesticidet shkaktojnë dëme që nga sistemi nervor e deri në kancer. Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit. 

Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.

Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.

Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.

Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.

Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.

Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.

Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve dhe respektimin e kohës së karencës, për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 18/12/2024 22:53

    Pse mi non nuk naj nxirrni komentet ju jeni medja e pavarur. Apo dhe ju jeni fut ne kzonin e politikes. Në prandaj u largum nga shqierija .bravo jeni nona u rujt zoni nga politika si majtas dhe djathtas . Se vetem ne emigrantet je te pavarur se ju eheee

    Përgjigju
  • Tedi: 18/12/2024 22:18

    Po mos U ngopshi kurrë o derzinj po nuk ju del ajo që ju jep perendia po doni me shume po ishallah në fëmijët tuaj ua Zente grykën e late domaten tani e filluat me mandarinat turp i botës po s'kini per te pare Hair kurrën e kurrës

    Përgjigju
  • Njoni: 18/12/2024 21:25

    Ca u azgjesuan Shiko se doni keni per tryezat tuaja per krishlindje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës