TIRANE -Lëvizja Socialiste për Integrim bashkoi votat me Partinë Socialiste për të votuar pro ngritjes së komisionit hetimor “Për hetimin e veprimtarisë së organeve shtetërore mbi lëvizjen e popullsisë në disa njësi vendore të Qarkut Kukës gjatë periudhës qershor- nëntor 2012”. Megjithatë kërkesa e propozuar nga PS është hedhur poshtë me 69 votat e mazhorancës. Ndërsa 62 vota ishin pro.
Votuan pro Ilir Meta, Nasip Naço, Lefter Koka të LSI-së, abstenoi Vangjel Tavo i LSI-së. Në votim mungoi kryeministri Berisha, kundër kërkesës së opozitës ishte Kastriot Islami dhe 2 deputetët e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Mungoi Gazmend Oketa, ndërsa ra në sy mungesa e një pjese të deputetëve PS.
Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, deputeti socialist,Damian Gjiknuri, tha se është absurde që ky qark të shënojë rritjen më të madhe të popullsisë, duke u renditur i dyti pas Tiranës. Sipas tij, të dhënat janë tepër dyshuese duke theksuar ekzistencën e një shtimi të paligjshëm.
“Shtimi i popullsisë në këtë qark është bërë në mënyrë të pa ligjshme e cila ka ndodhur vetëm në pak muaj dhe në disa zona të veçanta”, u shpreh deputeti socialist.
Gjiknuri iu drejtua mazhorancës duke kërkuar që të miratojë ngritjen e këtij Komisioni. Sipas tij, refuzimi do të thotë se qeveria “ka futur duart në këtë çështje për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.”
Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeja tha se kërkesa e opozitarëve fsheh pas saj qëllime të tjera. Sipas tij, Partia Socialiste kërkon alibi për humbjen elektorale të radhës.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Gramoz Ruçi tha se mazhoranca do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme. “Që të të votojë një qark, që të kesh 8 vjet në pushtet dhe 65 % jetojnë me asistencë sociale, vetëm nga ky tregues e keni të humbur Kukësin.” Kështu deklaroi Ruçi lidhur me ngritjen e Komisionit hetimor për shtimin e popullsisë në qarkun e Kukësit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë demokratike, Astrit Patozi, i cila tha se mazhoranca është e gatshme të pranojë kërkesat e opozitës me qëllim që ato të jenë të përputhje me Kushtetutën.
“Dëshiroj të ritheksoj predispozitën për të mos refuzuar asnjë kërkesë për hetim parlamentar. Kjo se PD dhe qeveria nuk kanë asgjë për të fshehur. Ne nuk vendosim kushte, kërkesat e tyre nuk janë në konflikt me ne por me Kushtetutën e ligjet e vendit”, u shpreh Patozi.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52