Mandati, Fatos Klosi: Tahiri bëri dy gjëra të mëdha, opozita është shumë keq

Mandati, Fatos Klosi: Tahiri bëri dy gjëra të mëdha, opozita është shumë keq

Fatos Klosi

Fatos Klosi i ftuar në Report Tv përpos çështjes së ekstradimit të Izet Haxhisë komentoi edhe aktualitetin politik, negociatat, Tahirin dhe akuzat e opozitës. Për Klosin me lënien e mandatit, Tahiri bëri dy gjëra të mëdha, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në vendimin e Gjermanisë. Përsa i përket opozitës ai shtoi se është keq e më keq.

Lënia e mandatit nga Saimir Tahiri bën dy gjëra të mëdha; Çliron Saimirin, nuk ka imunitet, prokuroria mund ta arrestojë, por besoj që nuk ka prova me aq sa kemi dëgjuar, me aq sa kemi dëgjuar unë e quaj qesharake që të arrestohet vetëm se ca njerëz flasin me njëri tjetrin në telefon. Flitet shumë, pasi ai konsiderohet peshk i madh, prandaj është bërë problem. Janë broçkulla ato që ai mbrohet nga politika, ai nuk ka mbrojtje politike. Ai i bëri nder vetes, vendit dhe partisë dhe dha një mesazh. Kjo duhet ta ndikojë qëndrimin gjerman. Opozita është keq, vërtetë shumë keq. Luli nuk është njeriu i përshtatshëm i zgjedhur për opozitën.

Fatos Klosi

Përsa i përket debatit për simbolet e komunizmit pas përplasjes mes demokratëve dhe nostalgjikëve të Enverit ditën e 5 Majit, Klosi tha se diktatori nuk mund të krahasohet me Hitlerin.

Ka shumë njerëz që natyrisht e kanë vuajtur atë regjim, por ata nuk përbëjnë një numër kaq të madh sa të konsiderojnë të ngjashëm me Hitlerin që shkatërroi të gjithë botën. Diktatura si në Shqipëri ishte në të gjithë lindjen. Kjo është maskarallëk nga ata që e përdorin. Duan të thonë shiko që i mbron PS. Rama e ka thënë copë që nuk do të ketë punë me to. Përdorimi i këtij problemi është i turpshëm. Mund ta kishin bërë me kohë.  

Fatos Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 08/05/2018 18:32

    Tahiri boni nje cpo m*** te madh. E la ke dera e SHQUP-it dhe u tha mbani ere tani. Une bona timen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë