Mandati i AMA-s, PS-PD 2 raporte
të ndryshme për punën e Bushatit
Mandati i kryetares së AMA-s, Endira Bushati, vazhdon të shkaktojë debate mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Medias. Demokratët dhe mazhoranca kanë dalë me 2 raporte të vecanta për punën e AMA-s gjatë 2013, ku njëra palë e vlerësonte, ndërsa mazhoranca e kritikon. Pritet që raporti i opozitës të rrëzohet me votat e mazhorancës
TIRANE - Komisioni i Medias ka diskutuar në mbledhjen e radhës raportin për punën e Autoritetit të Medias Audiovizive, për vitin 2013. Palët kanë qenë të ndara në vlerësimin për punën e AMA-s, deputeti socialist Alfred Peza, kritikoi këtë institucion, duke argumentuar se nuk ka arritur që të përmbushë disa detyrime ligjore, si parandalimi i piraterisë, për të vazhduar me bllokimin e strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numërike. Peza gjithashtu arsyetoi se shkak për bllokimin e punës është përfundimi i mandatit të kryetares dhe disa anëtarëve, cfarë kërkon ndërhyrje për të zgjedhur anëtarët e rinj.
Qëndrim të ndryshëm pati opozita, relatori i raportit deputeti demokrat Luciano Boci, megjithë pengesat e shumta nga mazhoranca e majtë, AMA ka punuar mirë. Boci i bëri thirrje opozitës të ndalojë sulmet ndaj kryetares së AMA-s, Endira Bushati. Por Boçi ra dakort për pjesën që ka të bëjë me përfundimin e mandatit të 3 anëtarëve, duke u bashkuar me mazhorancës se duhet të emërohen 3 anëtarë të rinj.
"Strategjia e kalimit të transmetimeve radio televizive nga analog në numerikë i miratuar gjatë viti 2012 nga Këshilli i Ministrave, nuk arriti të gjejë zbatim e duhur praktik për të futur këtë proces në një rrjedhë konkrete dhe normale, nuk u arrit që të zbatohen ne afatin e duhur plani i veprimit të strategjisë të kalimit të transmetimeve radio televizive nga analoge ne numerike që parashikon masa konkrete, afatet e realizimit si dhe kostot financiare për zbatimin e tyre. AMA gjatë viti 2013 nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të realizuar angazhimet dhe objektivat qe lidhen me zbatimin e kuadrit ligjor dhe ecurinë e punës së institucionit. AMA nuk ka arritur që të miratojë apo të zbatojë një sërë vendimesh të tjera për shkak të ngërçit institucional që është krijuar me vendet vakante të anëtarëve të saj" - shprehet Peza.
"Prej në dhjetor 2013 me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, AMA është ndeshur me pengesa serioze të shkaktuara nga bllokimi nga ana e mazhorancës parlamentare, aktuale të hapjes së procedurës për të plotësuar postet vakante të tre anëtarëve. Te dyja kërkesat janë shpërfillur duke mos krijuar një mosarritje të korumit të domosdoshëm për miratimin e një sër aktesh rregullatore përfshi këtu dhe këshillin e ankesave " - shprehet Boçi
Por në mbledhjen e sotme nuk u miratua asnjë raport, pritet që mazhoranca të rrëzojë raportin e opozitës, dhe të kalojë në kuvend vetëm një raport.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17