Mandati i Bardhit për negociatat me PD për kandidatin e përbashkët, Luan Baçi s'bie dakord: Kush është ky dhe kë përfaqëson, ‘17 majin’?

Mandati i Bardhit për negociatat me PD  për kandidatin e përbashkët, Luan Baçi s'bie dakord: Kush është ky dhe kë përfaqëson, ‘17 majin’?

Deputeti i 'Rithemelimit', Luan Baçi

1665483823_fvsgsggsh.jpg

Opozita ka nisur negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, duke e cilësuar kështu si e vetmja mënyrë për të mundur “armikun”, Edi Rama. Hapi i parë u  hodh dje, ku grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës.

Por mesa duket disa prej deputetëve të Rithemelimit nuk i ka përlqyer mandatimi i Bardhit për negociues. Ditën e sotme, deputeti Luan Baçi ka sulmuar ashpër grupin e Alibeajt dhe negociatorin Gazmend Bardhi.

 ‘Partia Demokratike dhe Ali-Bash-Bardhet!

Ne me shume se nje vit tashme, PD ka kaluar nje proçes zhvillimesh te pa zakonte, te veshtire, te larmishem dhe shume rezultativ!

E zgjoi nga gjumi i zgjatur vendimi absurd i Bashes ne 9 Shtator kur perjashtoi liderin historik doktor Berishen!

Qe nga ajo dite edhe sot ne vazhdojme te luftojme,  te debatojme, diskutojme, propozojme zgjidhje nga me te ndryshmet!

Historia ka treguar dhe me se miri u kuptua edhe kete vit me zhvillime te vrullshme, se vota dhe vetem vota eshte zgjidhja e çdo problemi dhe ngerçi te krijuar!

Doktor Berisha ju drejtua bazes se partise dhe filloi nje proçes demokratik i pa pare asnjehere, jo vetem te PD por te asnje force tjeter politike!

Vota e demokrateve per zgjedhjen e kryetarit te PDSH dhe zgjedhjen e strukturave te tjera drejtuese, nga seksionet, grup seksionet, kryetaret e degeve, keshillin kombetar, kryesine e PDSH dhe gjithe strukturat e tjera qe parashikon statuti, ishte vendimtare!

E mbani mend besoj se   çfare nuk bene Ali-Bash-Bardhet, per te penguar voten e demokrateve me daljen ne baze te doktor Berishes dhe kerkimin e rikthimit te votes!

Perjashtuan nga PD dhe grupi parlamentar 4 deputete te tjere, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, ku edhe sot vazhdojne qe emrat e tyre ne parlament te figurojne jashte grupit parlamentar te PD, me kembenguljen e Ali-Bash-Bardheve, pasi doktor Berisha ishte perjashtuar nga Basha ne 9 Shtator!

Pezulluan edhe 15 deputet te tjere, duke ju thene reagoni duke bere autokritik se dhe ata do te kishin te njejtin fat si 5 te perjashtuarit!

Shkarkuan kryetare degesh, sekretar degesh, anetare te KK dhe anetare kryesie, kryetar dhe sekretar grup seksionesh,  qe nuk ju binden urdhrit te tyre, por ju bashkuan foltores se doktor Berishes dhe organizuan mbledhjen e firmave per organizimin e kuvendit historik te 11 Dhjetorit!

Presionuan  strukturat dhe bene çmos te deshtonin kuvendin e 11 Dhjetorit!

Organizuan farsen e kuvendit te 18 Dhjetorit, 5004 delegat ne 1800 karrike!

Ne bashkepunim me Ramen dhe me gjykatat, bllokuan legalizimin formal te vendimeve te kuvendit te 11 Dhjetorit, me ankimime te pa ligjshme gjendje qe vazhdon edhe sot e kesaj dite te mbahet peng mirefunksionimi i partise nga ky veprim!

Demtuan sa munden dhe ben te pamunduren, ne zgjedhjet lokale te 6 Marsit qe mos te fitonin kandidatet e dale nga primaret dhe vendosen kandidat paralel, duke shfrytezuar vulen dhe siglen me ndihmen e Rames!

I mbyten me tym, gaz lotsjelles dhe shkopinj gome demokratet ne shtepine e tyre te selia e PD per “fajin” e vetem se donin te hynin ne seli aty ku jane natyrshem sot!

Mbajne akoma edhe sot te mbyllura me dryn zyrat ne shume dege te PD !

Ne Fier dhe ne Mallakaster zyrat vazhdojne te mbahen te mbyllura nga ata, pa asnje shkak dhe demokratet dhe strukturat drejtuese i bejne takimet ne lokale dhe ambjente private!

Dalin akoma dhe deklarojne se jane ushtrues te detyres se kryetarit, pra nuk njohin doktor Berishen si kryetar!

Nuk njohin keshillin kombetar dhe thone qe kane KK te tyre, pa asnje anetar!

Kemi kryetaret e degeve qe kane qene thone dhe here pas here mblidhen pine birra dhe i quajne takime, kane ngelur nja 15 ish kryetar degesh qe aktivizohen me ta!

Kane kryesine e tyre thone, aq sa jane!

Kane dhe grupin parlamentar dhe kryetarin e grupit, qe eshte edhe nen/kryetar edhe ushtrues i detyres se kryetarit edhe drejtues politik ne disa qarqe edhe ..kryetar i forumit rinor edhe..kryetar i forumit te gruas edhe..etj..

Ky Bardhi nga kush eshte mandatuar dhe ke perfaqeson?

E quan veten sekretar te pergjithshem akoma?

Pse ne prononcimin e tij, thote deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka  dhe nuk thote, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha!

Çfare do te bisedohet ne kete takim alla 17 Maj dhe ku do te ulen ?

PD ka institucione, keshilli kombetar eshte institucioni me i larte vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet jane te gjithe anetare te KK

Aty duhet te vije Ali- Bash-Bardhi ne KK, aty merren vendimet e qendrueshme, me perfaqesuesit legjitim te demokrateve!

Kaq e thjesht eshte, marrja pjese ne mbledhjen e KK zgjidh çdo ngerç artificial te krijuar dhe te mbajtur gjall ne menyre te ndergjegjshme nga keta!

Te tjerat jane strategji te mbeshtetura edhe nga Rama,  per te fituar pak kohe  Ali-Bash-Bardhet, qe te vazhdojne mbajtjen peng dhe demtimin e Partise Demokratike!’- tha Baçi.


Lajmi kryesor:

Në PD të ndarë për rrugën e bashkimit, debati në Report Tv! Baçi: S'e njohin Berishën kryetar e kërkojnë unifikim, hipokrizi! Gështenja: Primaret pengojnë


G.MO/A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet