Në PD të ndarë për rrugën e bashkimit, debati në Report Tv! Baçi: S'e njohin Berishën kryetar e kërkojnë unifikim, hipokrizi! Gështenja: Primaret pengojnë

Edhe rruga e bashkimit për zgjedhjet vendore 2023 duket se do të jetë e vështirë për PD. “Hipokrizi, s’kanë rrugëdalje tjetër”. Kështu e cilëson deputeti i PD së Rithemelimit, Luan Baçi lëvizjen e grupit të Alibeajt për të bashkëpunuar me Sali Berishën që të shkojnë në zgjedhjet vendore me 1 kandidat të përbashkët. Bisedat me të mandatuar thotë se nuk sjellin rezultat. Teksa tha se nuk e njeh as Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të PD dhe Bardhin se sekretarin e përgjithshëm të PD, Baçi tha se askush nuk mund të pengojë primaret.

Në një intervistë për “Sot, live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Baçi ngre pikëpyetje se kush është Gazmend Bardhi që mandatohet duke shtuar se bisedat e 2 personave nuk do të sjellin asnjë zgjidhje ndërsa kritikoi deputetët e Rithemelimit që nuk e njohin Berishën si kryetar të PD. Baçi sugjeron se bashkimi vjen vetëm nëse grupi i Alibeajt merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD së Rithemelimit.

“Nuk mund të ketë bashkim të PD duke bërë biseda individësh. Këto i kemi bërë gjatë gjithë vitit. Rruga e duhur është te vota, te institucionet. Kurrë nuk do ta besoja që do të arrinim zgjidhje për demokratët e shqiptarët me përfaqësures të mandatuar apo jo. Kush e mandaton Gaz Bardhin? Është sekretar i përgjithshëm siç e quan veten? E mandaton Alibeaj? Kush është Alibeaj?

Deputetët janë të dala nga lista e PD dhe kanë punën e tyre. Nuk janë 26 deputetë që shkojnë pas Alibeajt e Bardhit, por janë rreth 10 prej tyre. PD ka kaluar një process të gjatë prej 1 viti dhe ka strukturat e veta të mirëorganizuara. Deputetët e PD, qoftë dhe Alibeaj, Bardhi e Basha janë anëtarë. Nëse duan bashkimin, pjesëmarrja e tyre në mbledhjen e Këshillit Kombëtar e bashkon PD.

Biseda të tilla janë pa bukë, pa bereqet dhe jo resultative. Asgjë nuk kanë për të dalë nga biseda se vendimet merren nga masa e madhe. Mbase e mendojnë se ashtu është e drejta, ndërsa unë e mendoj krejt ndryshe. Nuk sjell zgjidhje biseda e 2 individëve. Berisha ka thënë se është i mandatuar Paloka, por automatikisht e mandaton Këshilli Kombëtar sepse është kryetar i saj. Them që takimi më i mirë do të ishte në Këshillin Kombëtar, ku janë të gjithë të barabartë”, tha Baçi.

Ndër të tjera shprehet se grupi i Alibeajt e bën këtë për të fituar kohë, për të treguar që janë palë por i thotë se nuk do të ketë mundësi askush të bëjë pazar me votën.

“Hipokrizia e tyre është se kur e shohin që s’kanë rrugëdalje tjetër, tentuan të bënin takime dhe u kanë mbetur nga 4-5 mbështetës se u vjen rëndë. Kur Bardhi del pa pikë turpi kur thotë se deputeti Berisha ka mandatuar Palokën, që këtu s’jam dakord se nuk njeh asgjë. Atëherë kush është Bardhi? E bëjnë për të fituar kohë, faktorizojnë veten për të treguar që jemi këtu e jemi palë. Do të jenë diskutime pa bereqet që s’do të arrijnë asnjë rezultat. Duan të bëjnë pazar, por pazar me votën e demokratëve nuk bëhet. Finalja janë primaret që të harrojë kush se mund t’i pengojë”, tha Baçi.

Ndërsa deputeti Lefter Gështenja, i cili mbështet Alibeajn mbajti të njëjtin qëndrim si në deklaratën zyrtare që bëri grupi parlamentar dje pas mbledhjes duke përsëritur se mazhoranca mundet vetëm me bashkimin e opozitës. Sa i përket primareve, thotë se s'janë kundër por e cilëson si zgjidhje që nuk i shkon për shtat PD.

“E vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi ku ndodhet PD dhe opzoita është dalja me 1 kandidat të përbashkët. Çdo gjë tjetër do të ishte gabim fatal që do të përsëriste zgjedhjet vendore të 6 marsit. Shqiptarët s’duhet t’ia falin askujt një zgjidhje të tillë. Mazhoranca mundet vetëm me daljen me 1 kandidat. Për primaret, nuk është askush kundër por në situatën ku ndodhemi, s’besoj që i shkon për shtat sepse mënjanohen dhe nuk u jepet mundësia të dalin fitues emra të denjë”, tha Gështenja.

Dy deputetët folën edhe për përplasjen për statutet e PD. Gështenja tha se bashkimi nuk do të bëhet vetëm për zgjedhjet vendore por do të shkojnë ende më tej, por nuk konfirmoi nëse do heqin dorë nga përplasja për statutet e PD.

“Vendimi i grupit parlamentar të PD ka qenë hap ii parë, ishte diskutim prej më shumë se 1 muaji. Ne duhet të bashkëpunojmë së pari vetë, duhet të bashkohet familja e demokratëve. Në vijim do të kemi hapa të tjerë, por fillimisht do të jenë zgjedhjet vendore. Nuk është thënë bashkim emrash, ne nuk përjashtojmë askënd. Berisha s’do kandidojë për bashki. PD është sot e përcarë, kemi krizë mes palëve, kemi krizë marrëdhënie besimi por për hir të demokratëve duhet të bashkëpunojmë, më pas të shohim hapat e tjerë.”, tha Gështenja.

Por sipas Baçit, deputetët që mbështesin Alibeajn mbajnë peng PD.

“Duhet të pranojnë vendimet e 11 dhjetorit. Mbajnë peng PD. Me bllokimin që i bëjnë vulës e siglës, kërkojnë të imponohen”, tha Baçi.

Një ditë më parë, opozita nisi negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, duke e cilësuar kështu si e vetmja mënyrë për të mundur “armikun”, Edi Rama. Pasi Berisha shtriu dorën për bashkëpunim, grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Mandati i Bardhit për negociatat me PD për kandidatin e përbashkët, Luan Baçi s'bie dakord: Kush është ky dhe kë përfaqëson, ‘17 majin’?

1665483823_fvsgsggsh.jpg

Opozita ka nisur negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, duke e cilësuar kështu si e vetmja mënyrë për të mundur “armikun”, Edi Rama. Hapi i parë u  hodh dje, ku grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës.

Por mesa duket disa prej deputetëve të Rithemelimit nuk i ka përlqyer mandatimi i Bardhit për negociues. Ditën e sotme, deputeti Luan Baçi ka sulmuar ashpër grupin e Alibeajt dhe negociatorin Gazmend Bardhi.

 ‘Partia Demokratike dhe Ali-Bash-Bardhet!

Ne me shume se nje vit tashme, PD ka kaluar nje proçes zhvillimesh te pa zakonte, te veshtire, te larmishem dhe shume rezultativ!

E zgjoi nga gjumi i zgjatur vendimi absurd i Bashes ne 9 Shtator kur perjashtoi liderin historik doktor Berishen!

Qe nga ajo dite edhe sot ne vazhdojme te luftojme,  te debatojme, diskutojme, propozojme zgjidhje nga me te ndryshmet!

Historia ka treguar dhe me se miri u kuptua edhe kete vit me zhvillime te vrullshme, se vota dhe vetem vota eshte zgjidhja e çdo problemi dhe ngerçi te krijuar!

Doktor Berisha ju drejtua bazes se partise dhe filloi nje proçes demokratik i pa pare asnjehere, jo vetem te PD por te asnje force tjeter politike!

Vota e demokrateve per zgjedhjen e kryetarit te PDSH dhe zgjedhjen e strukturave te tjera drejtuese, nga seksionet, grup seksionet, kryetaret e degeve, keshillin kombetar, kryesine e PDSH dhe gjithe strukturat e tjera qe parashikon statuti, ishte vendimtare!

E mbani mend besoj se   çfare nuk bene Ali-Bash-Bardhet, per te penguar voten e demokrateve me daljen ne baze te doktor Berishes dhe kerkimin e rikthimit te votes!

Perjashtuan nga PD dhe grupi parlamentar 4 deputete te tjere, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, ku edhe sot vazhdojne qe emrat e tyre ne parlament te figurojne jashte grupit parlamentar te PD, me kembenguljen e Ali-Bash-Bardheve, pasi doktor Berisha ishte perjashtuar nga Basha ne 9 Shtator!

Pezulluan edhe 15 deputet te tjere, duke ju thene reagoni duke bere autokritik se dhe ata do te kishin te njejtin fat si 5 te perjashtuarit!

Shkarkuan kryetare degesh, sekretar degesh, anetare te KK dhe anetare kryesie, kryetar dhe sekretar grup seksionesh,  qe nuk ju binden urdhrit te tyre, por ju bashkuan foltores se doktor Berishes dhe organizuan mbledhjen e firmave per organizimin e kuvendit historik te 11 Dhjetorit!

Presionuan  strukturat dhe bene çmos te deshtonin kuvendin e 11 Dhjetorit!

Organizuan farsen e kuvendit te 18 Dhjetorit, 5004 delegat ne 1800 karrike!

Ne bashkepunim me Ramen dhe me gjykatat, bllokuan legalizimin formal te vendimeve te kuvendit te 11 Dhjetorit, me ankimime te pa ligjshme gjendje qe vazhdon edhe sot e kesaj dite te mbahet peng mirefunksionimi i partise nga ky veprim!

Demtuan sa munden dhe ben te pamunduren, ne zgjedhjet lokale te 6 Marsit qe mos te fitonin kandidatet e dale nga primaret dhe vendosen kandidat paralel, duke shfrytezuar vulen dhe siglen me ndihmen e Rames!

I mbyten me tym, gaz lotsjelles dhe shkopinj gome demokratet ne shtepine e tyre te selia e PD per “fajin” e vetem se donin te hynin ne seli aty ku jane natyrshem sot!

Mbajne akoma edhe sot te mbyllura me dryn zyrat ne shume dege te PD !

Ne Fier dhe ne Mallakaster zyrat vazhdojne te mbahen te mbyllura nga ata, pa asnje shkak dhe demokratet dhe strukturat drejtuese i bejne takimet ne lokale dhe ambjente private!

Dalin akoma dhe deklarojne se jane ushtrues te detyres se kryetarit, pra nuk njohin doktor Berishen si kryetar!

Nuk njohin keshillin kombetar dhe thone qe kane KK te tyre, pa asnje anetar!

Kemi kryetaret e degeve qe kane qene thone dhe here pas here mblidhen pine birra dhe i quajne takime, kane ngelur nja 15 ish kryetar degesh qe aktivizohen me ta!

Kane kryesine e tyre thone, aq sa jane!

Kane dhe grupin parlamentar dhe kryetarin e grupit, qe eshte edhe nen/kryetar edhe ushtrues i detyres se kryetarit edhe drejtues politik ne disa qarqe edhe ..kryetar i forumit rinor edhe..kryetar i forumit te gruas edhe..etj..

Ky Bardhi nga kush eshte mandatuar dhe ke perfaqeson?

E quan veten sekretar te pergjithshem akoma?

Pse ne prononcimin e tij, thote deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka  dhe nuk thote, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha!

Çfare do te bisedohet ne kete takim alla 17 Maj dhe ku do te ulen ?

PD ka institucione, keshilli kombetar eshte institucioni me i larte vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet jane te gjithe anetare te KK

Aty duhet te vije Ali- Bash-Bardhi ne KK, aty merren vendimet e qendrueshme, me perfaqesuesit legjitim te demokrateve!

Kaq e thjesht eshte, marrja pjese ne mbledhjen e KK zgjidh çdo ngerç artificial te krijuar dhe te mbajtur gjall ne menyre te ndergjegjshme nga keta!

Te tjerat jane strategji te mbeshtetura edhe nga Rama,  per te fituar pak kohe  Ali-Bash-Bardhet, qe te vazhdojne mbajtjen peng dhe demtimin e Partise Demokratike!’- tha Baçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHA JAHO: 11/10/2022 15:19

    Kur u be dhe Geshtenja e eger te vdesesh dhe tja besh BAM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë