Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u shqyrtua kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit, Koço Kokëdhima.
Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që në seancë plenare të votohen dy raporte të ndryshme, ku mazhoranca kërkon që Kuvendi të mos pranojë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit, Koço Kokëdhima dhe opozita që Kuvendi të pranojë kërkesën.Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka kaluar për votim në Parlament kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
“Mazhoranca vendosi mos ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjykimin në themel e bën Gjykata Kushtetuese. Mazhoranca do t’i rekomandojë Parlamentit kërkesën për Kokëdhimën. Krimi ka frikë nga transparenca, mundohen të fshihen.”-tha Ristani.
Në raportin e PD Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka theksuar se ekzistojnë provat e arsyeshme se Kokëdhima ka abuzuar duke përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet, në një kohë që kjo ndalohet nga Kushtetuta gjatë kohës së mbajtjes së mandatit të deputetit.
Sipas Partisë Demokratike neni 70 i Kushtetutës qartësisht e detyron deputetin Koço Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Deputeti Koço Kokëdhima i cilësoi akuzat si shpifje e radhës e borive të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokëdhima theksoi se pas zgjedhjeve dhe fitores se mandatit të deputetit, ai i ka shitur të gjitha aksionet e kompanisë private Abissnet, dhe se ato pak lekë të arkëtuara para shitjes së aksioneve (në total më pak se 10 mijë lekë të reja) u përkasin kontratave të firmosura nga Abissnet para zgjedhjeve të 23 qershorit, nga bashki të drejtuara nga Partia Demokratike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO