Mandati i Ndokës jashtë axhendës
sotme të Këshillit të Mandateve

Mandati i Ndokës jashtë axhendës<br />sotme të Këshillit të Mandateve
Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë në mbledhjen e pasdites së sotme vetëm vijueshmërinë e mandatit të deputetit të Qarkut të Shkodrës, Mark Frroku.

Kjo është e vetmja pikë e rendit të ditës, duke mos plotësuar kështu pritshmërinë e opozitës për shqyrtimin e mandatit të deputetit të Lezhës, Arben Ndoka.

Ky i fundit dhe pse në një letër publike ka njoftuar lënien e mandatit, nuk i është drejtuar Kuvendit me një shkresë të tillë ku të shprehë vullnetin e dorëzimit të mandatit.

Pavarësisht se nuk është në rend të ditës, mandati i Ndokës pritet të sillet në tryezën e diskutimeve nga opozita.

kuvend
(Në foto: Njoftimi i Kuvendit për mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli