"Mandati i Ndokës", batutat pa
mikrofon mes Ramës e Topallit

mikrofon mes Ramës e Topallit">
TIRANE- Flirti nuk është një gjë e ndaluar... as në sallën e seancës plenare. Madje ai mund të shkaktojë të qeshura kolektive dhe ngazëllim tek protagonistët. Në seancën e parlamentare, protagonistë të një flirti, ishin kryeministri Edi Rama, dhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Kreu i qeverisë, erdhi në sallë pas disa kërkesave të përsëritura në mikrofon nga deputetja demokrate, Jozefina Topalli, e cila kërkonte kthimin e tij në sallë. Sapo erdhi, Rama u përball me ankesat e Topallit. 

“Z. Kryeministër, Arben Ndoka ka deklaruar publikisht se ka dhënë dorëheqjen. E ka dhënë apo jo dorëheqjen z. Arben Ndoka? Në fund të shtatorit kemi pasur një dorëheqje nga një deputet dhe është përshëndetur nga ju, është përshëndetur nga partnerët ndërkombëtarë, nga ambasada e SHBA, pas raportit të DASH se një anëtar i Kuvendit është dënuar për trafik njerëzish dhe prostitucion.  Sot dëgjojmë se kjo dorëheqje nuk është dorëzuar. Çfarë ka ndodhur? Pse kryeministri nuk shpjegon, pse mazhoranca hesht?” -tha Topalli. 

Edi Rama, ende i pa ulur mirë në karrigen e tij të kryeministrit, ju përgjigj: “Ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh pastaj. S’të bën mirë. Nuk është për procedurë kjo.” 

Shpëtim Idrizi, i cili drejtonte seancën u përpoq të qetësonte deputeten demokrate. “Do mblidhet Këshilli i Mandateve javën e ardhshme për këtë çështje”,-tha Idrizi. 

Por kjo nuk i mjaftoi Topallit, e cila u ankua për kohën e gjatë në të cilën kishte pritur kryeministrin. “Të japë përgjigje Kryeministri, se kemi 8 orë këtu që e presim, të përgjigjet e ka dhënë apo jo dorëheqjen Arben Ndoka”,-pyeti Topalli përsëri. 

Në këtë moment, Edi Rama u “hodh në sulm”, duke kërkuar më shumë bashkëpunim me Topallin. 

“Jozefinë, mos më prit 8 orë mua.  Më thërrit dhe vij menjëherë. Sa herë të të mungojë Saliu këtu, më ke mua”,-tha Rama. 

Shpëtim Idrizi ndërhyri: “Të dy jeni jashtë rregullores.” “Për të qesh ishte kjo?!”- pyeti Topalli pas ovacioneve dhe të qeshurave kolektive nga të gjithë deputetët në sallë. Kryeministri Rama i vijoi dhe më tej batutën: “Kush tha se dua të të bëj të qeshësh? Hajde se e sqarojmë andej”. Topalli nuk nguroi të vijonte flirtin: “Ti s’të bën as me qesh më. Të ka ikur humori. E di ti pse të ka ikur...” Edi Rama shtoi: “Mos më prit 8 orë, mua më thërrit dhe vij menjëherë. Më thërrit hajde dhe vij.” 

Pas kësaj Topalli u përpoq t’i vinte kufi bisedës: “Jo more jo, se mua s’më duhesh për kurrë gjë”.

Batutat Rama-Topalli

Jozefina Topalli: Z. Kryeministër, Arben Ndoka ka deklaruar publikisht se ka dhënë dorëheqjen. E ka dhënë apo jo dorëheqjen z. Arben Ndoka? Në fund të shtatorit kemi pasur një dorëheqje nga një deputet dhe është përshëndetur nga ju, është përshëndetur nga partnerët ndërkombëtarë, nga ambasada e SHBA, pas raportit të DASH se një anëtar i Kuvendit është dënuar për trafik njerëzish dhe prostitucion.  Sot dëgjojmë se kjo dorëheqje nuk është dorëzuar. Çfarë ka ndodhur? Pse kryeministri nuk shpjegon, pse mazhoranca hesht?
Edi Rama: Ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh pastaj. S’të bën mirë. Nuk është për procedurë kjo.
Shpëtim Idrizi: Do mblidhet Këshilli i Mandateve javën e ardhshme për këtë çështje.
Jozefina Topalli: Të japë përgjigje Kryeministri, se kemi 8 orë këtu që e presim, të përgjigjet e ka dhënë apo jo dorëheqjen Arben Ndoka.
Edi Rama: Jozefinë, mos më prit 8 orë mua. Më thërrit dhe vij menjëherë. Sa herë të të mungojë Saliu këtu, më ke mua.
Shpëtim Idrizi: Të dy jeni jashtë rregullores.
Jozefina Topalli: Për të qesh ishte kjo?!
Edi Rama: Kush tha se dua të të bëj të qeshësh? Hajde se e sqarojmë andej.
Jozefina Topalli: Ti s’të bën as me qesh më. Të ka ikur humori. E di ti pse të ka ikur...
Edi Rama: Mos më prit 8 orë, mua më thërrit dhe vij menjëherë. Më  thërrit hajde dhe vij.
Jozefina Topalli: Jo more jo, se mua s’më duhesh për kurrë gjë.
Erjon Braçe: Keni qenë edhe shokë në rini.
Jozefina Topalli: Ka dhënë dorëheqje Arben Ndoka apo jo? Kësaj përgjigju.
Arben Ahmetaj: Zonja Jozefina, kini pak respekt për Kryeministrin, ti i the të vijë dhe ai erdhi...
Albana Vokshi (i drejtohet Ramës): Respekto gratë, se këtej nga ana jonë veç respekt që s’ke treguar. Të lutem pak më shumë respekt.
Erjon Braçe: Hë ç’ja bëre mirë.
Edi Rama: Pamela të lutem...
Albana Vokshi: Projektligji për barnat është jashtë standardeve të BE. Ministri Beqja të japë dorëheqje.


Ruçi: PD betohet për “virgjërinë” e korrupsionit, por vetë është e zhytur 
Kërkesa e opozitës për hetimin ndërkombëtar të CEZ, ka bërë që kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, të replikojë fortë me opozitën, duke thënë se ajo që sot betohet për “virgjërinë” ndaj korrupsionit, është vetë po aq e përfshirë në  korrupsion. Ruçi tha se kërkesa e opozitës është jashtë rregullores së kuvendit.

“Kjo çështje ka marrë përgjigje institucionale brenda rregullores dhe opozita vazhdon të kërkojnë në kundërshtim me rregulloren. Kjo çështje është në fund të ditës së rendit. Juve nuk dini se çfarë kërkoni jeni tërësisht të çorganizuar. Topalli praktikat parlamentare bashkë i kemi diskutuar për 8 vite dhe ti ke shkelur këto rregullat e kuvendit, ne do bëjmë gabime të tjera por jo gabimet tuaja”-tha kreu i grupit socialist. Ruçi shtoi se korrupsioni nuk është kauza e duhur për të cilën opozita duhet t’i përmbahet. 

“Ju po bëni be për virgjërinë e korrupsionit, e di gjithë publiku shqiptar se jeni të zhytur në korrupsion. Çfarë hetim doni ju? Doni hetimin për pikën e fundit kur CEZ-i u zgjidh me marrëveshje nga qeveria jonë, ju nuk doni hetim për të gjithë kohën, që në ditën e parë dhe deri në ditën e fundit të CEZ. Hetimi ka filluar për këtë çështje. Ju betoheni për virgjërinë e korrupsionit CEZ, çështja mori përgjigjen institucionale”, tha Ruçi.

Debatet Topalli-Ruçi
Ruçi: PD po përgjërohet për virgjëri ndaj korrupsionit
Ruçi: Nuk dini se çfarë kërkoni. Zotërinj, dot diskutuam projekt kalendarin dhe jo projekt programin. Në datën 5 do futet në program dhe mandej ne kalendar.
Topalli: Ka të tjera procedura parlamentare
Ruçi: Praktikat parlamentare janë shkelur nga ju kur ti ishe aty lart. Ne nuk do të bëjmë gabimet tuaja. Po përgjëroheni për virgjëri ndaj korrupsionit. Se sa të virgjër jeni ndaj korrupsionit. Nëse jeni për hetim të plotë, ndryshoni objektin e hetimit. Prokuroria të hetojë, se nuk e pengon njeri.
Spaho: Të japë dorëheqjen Ministri, sepse është nën hetim. Më gjeni një rast në Evropë që ministri hetohet në detyrë.
Brace: E kemi në Shqipëri rastin. Është Lulzim Basha.
Ruçi: Z. Spaho më vjen keq që dilni nga formati juaj prej politikani. Po se ç’ke ti...diku të fle lepuri..
Spaho: Eja t’i hapim rrugë hetimit...
Ruçi: KLSH ka bërë një kallëzim për Ministrin. Prokuroria është e pavarur të hetojë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin