Mandati i Olta Xhaçkës, PS: Në 12 shtator deputetët do të njihen me vendimin e GJK! Asnjë nga raportet nuk është prekur

Mandati i Olta Xhaçkës, PS: Në 12 shtator deputetët do të njihen me vendimin e GJK! Asnjë nga raportet nuk është prekur

Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë ka folur në një prononcim për media lidhur me mandatin e ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në seancën e 12 shtatorit që është edhe seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, deputetët e kuvendit të Shqipërisë do të duhet të ngrenë sërish kartonët për mandatin e Olta Xhaçkës.

Balluku u shpreh se në në atë senacë deputetët do të njihen me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, asnjë nga raportet nuk është prekur, as i PD dhe as ai i PS.

“Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është kërkuar nga grupi parlamentar i PD dhe nga kryetari i grupit që të thirret një senacë e jashtëzakonshme parlamentare dhe kjo është në shkelje të rregullores së Parlamentit, prandaj kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Komisionin e Ligjislacionit, ku është marr një vend dje dhe Klotida Bushka ka shpjeguar që në datën 12 shtator është lënë një senacë ku do të njihen deputetët me zbardhjen e vendimit të kushtetueses. Nuk bëhet fjalë për ndryshim të asnjë qëndrimi të grupit socialist. Asnjë nga raportet nuk është prekur, si ai i mazhorancës dhe ai i opozitës, qëndrojnë të njëjtë me raportet fillestare. Unë dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për një emër të përveçëm dhe emrat e përveçëm nuk duhet të përdoren në këtë mënyrë duke krijuar problematika të pavërteta. Bëhet fjalë për një procedurë parlamentare duke pasur kontestime nga palë opozitare është ndjekur një rrugë ligjore dhe ne do dalim me një produkt që nuk ka lidhje me emrin e përveçëm, por ka lidhje me procedurën”, tha ajo.  

Këshilli i Legjislacionit vendosi më (27 gusht) që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament.

Seancës së 12 shtatorit, të dyja palët do t’i dërgojnë dy raporte të ndryshme, njërin prej të cilin deputetët do të duhet ta votojnë për ta dërguar në Kushtetuese. Do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që më pas do të vendosë nëse mandati i deputetes Olta Xhacka është në konflikt interesi.

Opozita pretendon se Xhacka është në konflikt të hapur interesi për shkak të titullit investitor strategjik që i është dhënë bashkëshortit të saj nga qeveria, pretendim që mohohet nga deputetja.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore