PS e PD dakord për mandatin e Olta Xhaçkës! Kuvendi vendos më 12 shtator! Draft raporti i 'Legjislacionit': Deputetët të detyrohen të votojnë pro çuarjes në Kushtetuese

Tirane- Seanca e 12 shtatorit, - që përkon dhe me seancën e parë të sesionit të ri parlamentar - duket që do të jetë vendimtare për mandatin e Xhaçkës. 

Për të tretën herë në 2 vite, deputetët e kuvendit të Shqipërisë do të duhet të ngrenë sërish kartonët për “çështjen Xhaçka”. Mazhoranca duket se ka bërë një hap pas nga qëndrimi i saj i prerë për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e mandatit të koleges së tyre, dhe me PD-në që kërkon heqjen e këtij mandati ranë dakord që pr/vendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka” të kalojë sërish për votim në seancën e 12 shtatorit.  

Diskutimet u bënë sot (27 gusht) në Këshillin e Legjislacionit, në një seancë të jashtëzakonshme jashtë sesionit, të thirrur nga kryetarja e kuvendit ku përmes një raporti të hartuar nga Dhurata Çupi e opozitës, si kryetare në detyrë, kuvendit i kërkohet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Ne kemi detyrimin të veprojmë me përparësi, të respektojmë dhe kërkojmë të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përmes një vendimmarje të detyrueshme të Kuvendit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese" tha kryetarja e Këshillit të Legjislacionit, Dhurata Çupi.

Debati

Edhe pse ra dakord, mazhoranca fillimisht refuzoi që kryetares së kuvendit t’i dërgohej një tjetër mendim i arsyetuar nga anëtarët e këshillit veç vendimit të kushtetueses, çka përfshiu palët në debat. Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit, - si organ këshillimor -  Dhurata Çupi kishte hartuar një draftraport me 4 pika ku i sugjeron kryetares Elisa Spiropali hapat qe duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit.

Pika 3 ishte dhe detyrimi i deputetëve për të votuar pro projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Socialistët nuk komentuan pikërisht këtë pikë por debatin e përqëndruan tek panevoja për të realizuar një raport të tillë pasi ata janë dakord. pasi e përgatit administrata. Deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk ka nevojë për mendim të arsyetuar nga ana e këshillit, pasi kemi të bëjmë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese

"Biem dakort që kryetares t'i propozohet që projektvendimi të përfshihet në seancën e parë plenare" tha Bushka. 

Nuk e përgatit raportin administrata. Por ajo thjesht e zbardh. E motamo do ti dërgohet Kuvendit. Nëse maxhoranca kërkon që në seancën e 12.9 2024 të jetë në rend të ditës edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese e vendosim" tha Çupi

"Seanca vendos! Eshtë organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të bësh të flasësh si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik.  Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë  ta rikomentojmë me raporte. Ne e cojmë në seancë e mbarojmë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mëndja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta cojmë në seancë e ta zbatojmë" tha Toni Gogu.

"Më vjen mirë që dielli i verës ju ka futur në kushtetueshmëri, e përgjegjësi për të zbatuar ligjin" tha në replikë Dhurata Çupi.

Këshilli: Të detyrohen deputetët të votojnë pro
Këshilli i Legjislacionit si organ këshillimor përgatiti një draft raport ku renditen 4 hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e vendimit.

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.
 
2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin.

Opozita e PS me 2 opinione për xhaçkën

Seancës së 12 shtatorit, palët do t’i dërgojnë dy opinione të ndryshme, njërin prej të cilin deputetët do të duhet ta votojnë për ta dërguar në Kushtetuese. Do të jetë gjykata Kushtetuese ajo që më pas do të vendosë nëse mandati i deputetes Olta Xhacka është në konflikt interesi sipas nenit 70, pikat 3 dhe 4 të Kushtetutës. Opozita pretendon se Xhacka është në konflikt të hapur interesi për shkak të titullit investitor strategjik që i është dhënë bashkëshortit të saj nga qeveria, pretendim që mohohet nga deputetja.

Cfarë tha Gjykata Kushtetuese?
Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024 ku shfuqizoi vendimin e parlamentit i cili refuzonte dërgimin në këtë gjykatë të mocionit të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.  Në muajin prill, socialistët e interpretuan votën e tyre me faktin se pavarësisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, deputetët, sipas kushtetutës janë të lirë në vendimmarjen e tyre. Por me vendimin e 10 korrikut iu bë e qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

Më 8 gusht 2024, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali thirri jashtë sesioni mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit më 27 gusht. Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të statusit të investitorit që ka bashkëshorti i saj. Vetë socialistët kanë vendosur që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, siç e cilëson ajo, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Sekuestrimi i 10 mije metrave katrore ku Gaçi do të ndërtonte hotel 
Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Pikëpyetjet mbi rastin e zonjës Xhaçka, lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për një hotel turistik, gjë e cila sipas opozitës përbën konflikt interesi. Çështja mori sërish vëmendje pasi pak muaj më parë pasi Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Më herët, pikërisht për dyshimet mbi pronësinë e kësaj sipërfaqejeishte arrestuar dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) DRAFT RAPORTI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Mandati i Xhaçkës, socialistët 'dorëzohen', Korreshi i thumbon: Herën tjetër pushimet i bëfshi në Divjakë me mushkonja, të keni gjithmonë këtë mendje

Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.  E socialistët duket që kanë ndryshuar qëndrim, nga sesioni i kaluar parlamentar ku mbronin tezën se Gjykata Kushtetuese nuk mund ti imponojë votën deputetëve.

E ky ndryshim qëndrimi, u përcoll me batutë nga deputeti demokrat Saimir Korreshi në këshillin e legjislacionit ku socialistët patën dakordësi për të dërguar cështjen për votim në seancë parlamentare, por se nuk ishte nevoja e hartimit të një raporti.

"Një copë letër duhet të coni tek kryetarja e kuvendit. Shyqyr që 10 juristë për herë të parë nuk kanë nevojë tia shpjegojnë sib ëhet rajina

Duket sikur ne po shkallojmë këtu nga ato që keni thënë. Ne jemi zënë tek ky këshill legjislacion apo jo? Ne kërkuam këtu ekspertin apo kërkuat ju?! A ta cojmë në seancë? Por kur thoshim ne ju e refuzuat. Nuk e di cfarë ka thënë më shumë vendimi I Gjykatës Kushtetuese se herën e parë. Ju mund ta quani raport, leje të zakonshme, autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni.

Bardhi: S’po e leni ju ta shqyrtojë. Keni 2 vite e 3 muaj që nuk e lini.

Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlonet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mëndje. Ishalla e bëfshi herën tjetër në Divjakë me mushkonjat që të keni gjithmonë këtë mëndje në këshillin e Legjislacionit, por një copë letër duhet çuar tek kryetarja" 


 

Ora 11:57
Mandati i Xhaçkës, Gogu ironi me Bardhin: Po bën si xhongler politik, na lini të zbatojmë vendimin

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit ku i diskutua çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kërkoi Gazment Bardhit të shmangë komentet për retorikë politike e të mos shfaqet si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

"Seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë  ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fus në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mëndja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë" tha Toni Gogu.

Në fund të mblledhjes, Këshilli i Legjislacionit ra dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje t’i kalojë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.

Ora 11:48
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Keni kryer krim! Moszbatimi i një vendimi të Kushtetueses është vepër penale

 

Partia Socialiste ka dhënë dakordësinë, që çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, deputeti Gazment Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës. Kryetari i Grupit të PD tha se mazhoranca ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese dhe shtetin ligjor dhe se kjo është kriminale.

‘Edi Rama nëpërmjet Olta Xhaçkës, po mbron korrupsionin dhe po i jep mesazh drejtësisë se nuk mund të marrë vendime pa lejen e tij, ndryshe ato nuk zbatohen.

Refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që  cenon themelet e shtetit demokratik,  humb besimin e publikut te shteti dhe vendos në diskutim edhe vetë rolin  e Gjykatës Kushtetuese.

Mbrojtja e Olta Xhaçkës dhe sfidimi i drejtësisë, është mesazhi më negativ që mund të jepët për një vend që pretendon të jetë demokratik, vend kandidat për në BE dhe vend anëtar i NATO-s.

Gjykata Kushteteuse e  detyron Kuvendi e Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçka dhe për pasojë Kuvendi ka detyrimin që të votojë menjëherë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatë.

Pretendimi i mazhirancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin.  Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale.’- tha Bardhi.

Ora 11:35
Mandati i Olta Xhaçkës, Këshilli i Legjislacionit harton draft raport me 4 rekomandime kuvendit: Votimi të jetë seancën e parë plenare

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi paraqiti draft raportin që do i dorëzohet kuvendit ku analizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i sugjeron Kuvendit hapat që duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit të kësaj gjykate. 

“Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash.

K ryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

 Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, pasi nuk është në pozitat e interpretuesit të parë dhe origjinal të tyre, për sa kohë që për çështjen konkrete është shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimmarrjen e saj ka konstatuar se mocioni i jo më pak se 1/10-ës së deputetëve plotëson kriteret juridiko-formale për vënien e saj në lëvizje nga Kuvendi, ndaj ky i fundit nuk ka pasur hapësirë për të vlerësuar sërish ato” tha Çupi

Nga ana e saj deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk ka nevojë për mendim të arsyetuar nga ana e këshillit, pasi kemi të bëjmë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese

"Biem dakort që kryetares t'i propozohet që projektvendimi të përfshihet në seancën e parë plenare" tha Bushka. 

Këshilli i Legjislacionit 4 rekomandime Kuvendit

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.
 
2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin.

"Ne kemi detyrimin të veprojmë me përparësi, të respektojmë dhe kërkojmë të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përmes një vendimmarjje të detyrueshme të Kuvendit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese" tha Dhurata Çupi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) DRAFT RAPORTI

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 27/08/2024 19:41

    Estrade e Rilindjes me shqiptaret. Ja heqin tani dhe pas 4 muajsh e futin te listat e reja. Ligji eshte vetem per fakiret dhe ata qe nuk kane mundesi te paguajne rryshfet. Ky ishte standarti i Sali Qametit, i cili u betonizua me fanatizem nga Rilindja. Humbes jane shqiptaret qe kane marre arratine.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 27/08/2024 12:04

    MOJ GAZMENDA PSE NUK SHKON TA DENONCOSH TEK SPAK KETE FAKT NESE JE KAQ E BINDUR? APO ESHTE SI AJO BABALJA E VELLAIT TE KRYEMINISTRIT....YT FARE E KEQE

    Përgjigju
  • Daje Sami: 27/08/2024 11:35

    Po nuk erdhi ambasadori amerikan qe ti vere te gjithe ne rresht asgje nuk ka per te ndodhur.

    Përgjigju
  • Lupen: 27/08/2024 11:30

    Venecias mund ti kerkohet mendim perfundimtar sa here te doje "grupi" i Rames. Mendime te tilla jane me zero impakt per GJK. Rrethanat ne te cilat nje ose dy ose disa prokurore te "speciales" mund ti kishin hedur hekrat "grupit" dhe vete kryegrupit shtetkapes jane dhjetra! Por kjo e atentatit kushtetues kishte me shume sens.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit