PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë ashpër ndërkombëtarët! SHBA: Kuvendi shpërfilli vendimin! BE: S'është hap në drejtimin e duhur

Tirane- Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër pas votimit të maxhorancës socialiste që për herë të tretë pengojnë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të ish Ministres së Jashtme, deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Ndryshe nga dy herët e para, socialistët zgjodhën pas mesnatës së të enjtes (13 shtator 2024) të abstenojnë në shumicë. 65 deputetë PS abstenuan, 9 socialistë votuan kundër, ndërsa 25 vota të deputetëve të opozitës ishin pro.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë përmes një reagimi zyrtar e konsideroi hap të gabuar nga ana e mazhorancës. Disa orë më pas shqetësimin për mos zbatimin e vendimit të gjykatës më të lartë në vend e shprehu edhe nga ambasada amerikane përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagon Delegacioni i BE-së
Në një reagim për Report TV, delegacioni i BE-së tha se ajo çfarë ndodhi dje nuk ishte një hap në drejtimin e duhur.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

BE thotë se u inkurajua nga fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese, por votimi i mbrëmshëm nuk ka qenë i tillë.

Reagimi i plotë i BE-së

Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (Janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ç’ka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

Reagon ambasada amerikane
Edhe ambasada amerikane pasditen e sotme shprehu shqetësimin duke deklaruar hapur se parlamenti shpërfillimi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

"Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t'u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar' thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada amerikane.

Reagon Spiropali
Përgjigjen ndërkombëtarëve ua dha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila thotë se sapo të marrin opinionin nga Komisioni i Venecias do  të veprojnë pa humbur asnjë ditë kohë.

"Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, shkruan Spiropali.

Votimin mbrëmë pas mesnate (13 shtator 2024) në Kuvend, Lulzim Basha zgjodhi ta komentojë me postimin e një fotoje të një kurore funerale tek dera e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Edi Ramën se minoi shtetin.  Ndërsa Gazmend Bardhi e quajti një puc kushtetues.

Votimi për mandatin e Olta Xhaçkës ne Kuvend 13 shtator 2024
Abstenuan
65 deputetë PS
Votuan kundër
1- Jurgis Çyrbja        (PS)
2- Bledi Çuçi,            (PS)
3- Damian Gjiknuri,   (PS)
4- Anduel Tahiraj,      (PS)
5- Paulin Stërkaj,      (PS)
6- Petro Koçi,            (PS)
7- Klodiana Spahiu,  (PS) 
8- Shkëlqim Bullari   (PS)
9- Bujar Çela            (PS)   
Votuan Pro
25 deputetë të opozitës

Maxhoranca nuk humbi kohë por dërgoi në Komisionin e Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet të kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

"Paqartësia mbetet sesi duhet të veprojë Kuvendi kur ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese për çështje të së njëjtës natyrë, që janë në fuqi (pra, secili vendim ka të njëjtën vlerë detyruese) dhe mbajnë qëndrime antagoniste apo edhe me tepër kur vendimi detyron deputetin si duhet të votojë.", thuhet në letrën që Kuvendi i ka dërguar Komisionit të Venecias. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
PS nuk ‘dorëzoi’ Xhaçkën në Kushtetuese, Spiropali i përgjigjet SHBA e BE: Sapo të marrim opinionin nga 'Venecia', do veprojmë pa humbur asnjë ditë

1725299172_spoiriopa.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur SHBA e BE, të cilat reaguan ashpër pas vendimit të PS për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të dërguar për verifikimin mandatin e Olta Xhaçkës. Në një reagim në platformën ‘X’, Spiropali nënvizon se i është drejtuar Komisionit të Venecias dhe sapo të marrin opinionin prej tij do të veprojnë pa humbur asnjë ditë kohë.

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysmë më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, shkruan Spiropali.

Ora 16:38
Mandati i Olta Xhaçkës, edhe ambasada amerikane e shqetësuar: Parlamenti shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese 

1726238500_289946.jpg

Edhe ambasada amerikane është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të mos kaluar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. 

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t'u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 14/09/2024 07:45

    Po parlamenti europian apo amerika pse nuk reagojn per bejlerin i denuar dy her dhe i akazuar per terrorizem Apo beni si them un dhe mos beni si bej une

    Përgjigju
  • Iris: 14/09/2024 03:28

    Votimi i deputeteve tane per Xhacken,me kujton filmin /12 angry men/,ku juria e gjyqit mblidhet te diskutoje per krimin e nje personi akuzuar per vrasje.Mes debatesh e votimesh perbrenda jurise per /fajtor/ ose /i pafajshem/,nje prej anetareve te jurise e kthen voten nga /fajtor/,ne /te pafajshem/,por kur i kerkohet te shpjegoje pse e beri,perse mendon se eshte i pafajshem,ky /juror/ nuk eshte i afte t'a beje.Keshtu dhe rasti Xhacka,EU dhe BE u thone pse votuat keshtu,dhe deputetet tane qe votuan te mos e dorezojne mandatin e Xhackes nuk jane ne gjendje te shpjegohen vete, por presin me Spiropalin ne krye vendimin e Venecias qe te lajne duart kur te vije prape momenti te shpjegohen prape dhe mendoj se zonja qe na i falenderoi te gjithe koleget qe e shpetuan nga /pasojat/, eshte nxituar paksa!Do te jene nderkombetaret qe do te qeshin te fundit.

    Përgjigju
  • Popull: 13/09/2024 18:43

    SHBA dhe BE e din me mir se cdokush tjeter qe askush nuk mund ta prek nje deputete qe esht pjes e mafias se oligarkeve qe drejtojn ket vend.Rama duhet ta degjoj SHBA sepse nje dit mund te ket fatin e Berishes po i doli kunder.Asnje institucion nuk mund te diskutoj vendimet e gjykates kushtetuese pervec mafias ne pushtet,as Berisha nuk e ka guxuar nje gje te tille

    Përgjigju
  • Jim: 13/09/2024 18:37

    Kjo eshte gafe e rende nuk mund te silleni me institucionet si Saliu dikur me drejtesine!

    Përgjigju
  • Lali: 13/09/2024 17:43

    Turp. Te flasin keta per besim pastaj dhe barazim

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 13/09/2024 16:58

    Ambasada E SH.B.A-ve svumë mirë që është e shqetësuar për mos zbatimin e njëvendimi të gjukatës kushtetuse tëShqipërisë po me atë Trampin që sulmoj KRYE QËNDËRËN E DEMOKRACIS PËRSE E TJERIN.Ju lutem zotërinj të përfaqësive të trupave diplomatike ju falenderojmë për ndihmat PKR MOS U BËNI TË PARË TË SHTËPIS KU JENI AKREDITUAR, SEEEEE KËËËËSSSSHHHTU NUK ËSHTË E DREJTË DHE NUK JENI NË ROLIN TUAJ POR BËHENI ZOTË TË SHQIPËRISË.NE KEMI QENERIN,PARLAMENTIN TONË SOVRAN,SI DHE JU.A DO TU VINTE MIRË SIKUR AMBASADORI TON PRAN SH.B.A.-sëe E.U TË KËRKOJ QIQRA NË HELLË SI DHE JU.NG A NJË SHQIPTAR BU KËRKOHET NDIHMË POR JO DIKTAT.

    Përgjigju
    • Mjaft me Dekllarata!: 13/09/2024 17:36

      Mos harro faktin qe zj. Olta Xhacka eshte shtetase amerikane prej me shume se 25 vitesh! Edhe pse shtetase amerikane, kemi sot kete reagim te Qeverise se SH.B.A. me ane te Amabasades ne Tirane, qe nuk jane sektet rrumpalliste-tallaviste "vetem perpara" si ane tjeter e medaljes se trumpiste-dump-isteve.

  • ILIRI: 13/09/2024 15:49

    Turpin do ta kene te shkruar ne historine e shqiperise. Gjykata Kushtetuese eshte organi me i larte per te zgjidhur konfliktet. Pse nuk e dergojne ne TIK TOK per mendim, do ishte me serioze!

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 13/09/2024 14:27

    Kemi nje kang te bukur - A vritet Pafajsia - ! Ne rastin ne fjal mund te themi, si per BE qe jep keshilla, po ashtu edhe per Shqiperin - A vritet Bukuria - ! BE e kapi me euro ne shtepi te dhen si rryshfet nga Arabet ,dhe e nxorri Eurodeputeten Greke Eva Kailin nga burgu pas pak muajsh se ishte shum e bukur ! Me figurante se Kaili esht Xhacka jon,dhe jo ne Komisioni e Venecias te Breshkaxhit ta qojsh,por edhe te Manastiri ne Axhios Oros te Greqis ku ndalohet prania e femres ta hedhesh per votim, ata do te votoj per pafajesin e Xhackes ! #

    Përgjigju
    • Sakte: 13/09/2024 22:00

      Je i sakte

  • rezi: 13/09/2024 14:21

    Ndyrësirë që nuk ngopesh as me pasuri e as me kar....

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 13/09/2024 14:10

    Pyetje elementare: Pse Edi Rama dhe shpura e Tij ne Partine Socialiste per te treten here nuk i hap rrugen procedurale Gjykates Kushtetuese qe te gjykoje vlefshmerine e mandatit te zj. Olta Xhacka si deputete? Ku qendron problemi a frika e deputeteve te PS, ne qofte se kjo deputete nuk ka asnje konflikt interesi midis mandatit te saj dhe: 1. - 10.000 metrave katrore te sekuestruara nga SPAK per falsifikime dokumentash pronesie bashkeshortit te saj, ish-deputetit te PS, z. Artan Gaci, i cili me 2 Vendime te Keshillit te Ministrave eshte shpallur me firme te Kryeministrit, z. Edi Rama, Investitor Strategjik; 2. - faktit qe pervec bashkeshortit, ne VKM-ne e dyte eshte perfshire si Administratore "Strategjike" bashkejetuesja amerikane, zj. Tawni Lin Grzych-Suttone, e vellait (z. Andi Xhacka - koordinator i qeverisë për kontrollin e agjencive doganore prej muajit janar 2024) te deputetes zj. Olta Xhacka?

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/09/2024 13:20

    Natyrisht qe nuk eshte hap ne drejtimin e duhur. Keshtu i bie qe Mbreti mbron ato qe ka pike te dobet si Olta apo Olsi dhe i le ne meshire te fatit ato qe ska perzemer si Ben Tigri apo Beqaj. Une kur them qe nuk votoj kalamjat e trajnuar nga Bora dhe Romina, kete gje nuk e them vetem une, por i ketij mendimi jane te gjithe. Edhe Enveri keshtu filloi, me ndertimin e bunkereve.

    Përgjigju
  • Partia: 13/09/2024 13:11

    Flasim per Saliun them unë, partia e fortë po cna duhen gjykatat. As plaku Mere nuk bënte këto idiotësira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut